web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e 11-të/ Kur do ta nxjerrin Veliaj dhe Mero Baze kërkesën me firmën e Ols Dados?

28 Gusht 2025, 15:05, Aktualitet CNA

Dita e 11-të/ Kur do ta nxjerrin Veliaj dhe Mero Baze kërkesën me

Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë kaluar plot 11 ditë nga pretendimet e tyre për një kërkesë të prokurorit Ols Dado për shtesë mbi lejen e ndërtimit, ndërsa nuk kemi parë ende as dokumentin me firmën e Ols Dados dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës)

Për këtë po ju sjellim qëndrimet e Veliajt dhe Mero Bazes

Qëndrimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Dita e 11-të/ Kur do ta nxjerrin Veliaj dhe Mero Baze kërkesën me

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Dita e 11-të/ Kur do ta nxjerrin Veliaj dhe Mero Baze kërkesën me

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Qëndrimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Dita e 11-të/ Kur do ta nxjerrin Veliaj dhe Mero Baze kërkesën me

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Kanë kaluar 11 ditë dhe pretendimet e Veliajt e Mero Bazes nuk kanë asnjë bazë, pasi nuk kanë as dokumentin me firmën e prokurorit që sipas tyre ka kërkuar shtesë dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut që thotë se Ols Dado po “hakmerret” ndaj tij për këtë shkak./ CNA

 





Lajmet e fundit nga