Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka përfunduar auditimi nga institucionet shtetërore vendase për vitin financiar 2023 të programit, ndërsa është në proces 2024.
Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka në fokus auditimin e transaksioneve të fondeve nga programet e BE, para dhe pas anëtarësimit ka publikuar raportin vjetor për 2024.
Ndër të tjera në raportin e publikuar nga AAPAA theksohet se për vitin financiar 2023 të programit IPARD II ka përfunduar auditimi i operacioneve, auditimi i llogarive, raporti dhe opinioni vjetor i auditimit, si dhe ndjekja e gjetjeve dhe rekomandimeve të mëparshme. Për vitin financiar 2024 të programit IPARD auditimi i sistemit është përmbyllur në shtator 2024, ndërsa auditimi i operacioneve vijon i parashikuar të përfundonte në muajin janar 2025. Po ashtu është finalizuar edhe Strategjia e Auditimit për periudhën 2025–2027, me afat dorëzimi në nëntor 2024.
Ndërkohë mësohet se në raport janë përfshirë, një sërë gjetjesh, shkeljesh dhe opinione (të cilat nuk janë publikuar në faqen zyrtare), por ato paraqiten pranë Komisionit Europian dhe Këshillit të Ministrave.
Programi IPARD II, i cili përfshinte një fond total prej 94.6 milionë eurosh, prej të cilave 71 milionë euro ishin financime të Bashkimit Evropian, u implementua gjatë periudhës 2018–2023. Gjatë kësaj periudhe, fondet u shpërndanë në sektorë si investime në ferma, përpunim të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Në thirrjet e para dhe të dyta u shpërndanë rreth 57.6 milionë euro, ndërsa në thirrjen e tretë u financuan 29.1 milionë euro për investime në ferma dhe përpunim.
Në korrik 2023, Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht financimin e programit IPARD II pas dyshimeve për korrupsion dhe hetimeve nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Në vitin 2024, OLAF njoftoi se kishte identifikuar si të papërshtatshme 33 milionë euro fonde të thirrjes së parë dhe të dytë të programit.
Pas mbylljes së programit në dhjetor 2023, Brukseli dha një leje shtesë njëvjeçare për pagesat e fondeve të mbetura, duke parashikuar që subjektet të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 6-mujor.
“IPARD II është mbyllur në muajin dhjetor 2023. Pati edhe një shtyrje afati për pagesat që nuk arritën dot të kryheshin në 2023, u dha leja 1 vjeçare nga Brukseli që pagesat të vazhdojnë.
Në rastet që me strukturat e brendshme monitorojmë dhe konstatojmë që subjektet nuk kanë sjellë dokumentacionin në afatin e duhur, nuk mund t’i paguajmë. Rregullorja përcakton në mënyrë strikte se afati për plotësimin e dokumentacionit është 6 muaj”, sqaroi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim me gazetarët.
Ministrja Denaj, njoftoi gjithashtu se në vitin 2026 pritet vlerësimi nga Brukseli dhe çelja e 9 masave të reja të programit IPARD III, i cili parashikohet të ketë një fond total prej 146 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 55% krahasuar me IPARD II. Ky program do të përfshijë 9 masa të reja financimi, ndërsa IPARD II kishte vetëm 3 masa.
Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF kishte në total një fond prej 94,6 mln euro në total, nga të cilat 71 mln euro ishin financime të BE-së.
Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 mln euro, në 2019 u dhanë 15,6 mln euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.
Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro.
Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 mln euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim./ Monitor
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i dy punonjësve të I...
Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, k...
Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Pyjeve, Orgest Cen...
Loti i tretë i aksit Qukës-Qafë Plloçë është drejt përfund...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Teologu i njohur Miron Çako ka shkruar sot lidhur me disa ...
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mb...
Historiani Auron Tare ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po ...
Alfred Cako, i njohur për teoritë e tij konspirative, ka n...
Që prej arrestimit të tij në tetor të 2024, ka pasur një s...
Ditën e sotme u arrestua nga policia në fshatin Shetaj në ...
Erion Veliaj dhe vegla e tij Mero Baze vijojnë mashtrimin ...
Policia ka arrestuar shtetasin A.H., 55 vjeç, banues në Ti...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu i Durrësit me një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili ndodhet në qel...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksi...
Në një kohë kur titujt shtohen dhe pozitat konsumohen, emr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...