web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ E ndërtoi pa leje, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit të IMT-së

27 Gusht 2025, 14:33, Aktualitet CNA

FOTOT/ E ndërtoi pa leje, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit

Ditën e sotme u arrestua nga policia në fshatin Shetaj në Ishëm Ardian Halili, i cili më parë ka ushtruar detyrën si kryeinspektor i IMT-së në Durrës.

Halili është arrestuar pasi kur ishte kryeinspektor ka ndërtuar disa shtëpi pushimi dhe objekte të tjera pa leje.

Halili ka qenë i komanduar në detyrë prej 3 vitesh, (nisur nga viti 2018) dhe në prill të 2021 është shkarkuar nga detyra.

FOTOT/ E ndërtoi pa leje, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit

Objekti i ndërtuar pa leje i Ardian Halilit është resorti luksoz i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”.

FOTOT/ E ndërtoi pa leje, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit

Ky resort përfshin shtëpi banimi, pishina, dhe struktura të tjera shërbimi.

Kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017 kur 55-vjeçari mbante funskione publike./ CNA

 





Lajmet e fundit nga