
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin publik. Kaluan plot nëntë ditë dhe nuk e kanë nxjerrë dokumentin me firmën e Ols Dados që sipas pretendimeve të tyre ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut për kërkesën e bërë nga prokurori.
Në datën 18 gusht, Erion Veliaj iu drejtua gjykatës me një dokument me 175 pika në 77 faqe pa firmë për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale.
Sot jemi në ditën e nëntë dhe Erion Veliaj e Mero Baze nuk e kanë publikuar ende dokumentin e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi pjesën me leje dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës)
Qëndrimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Qëndrimi i Erion Veliajt
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Kanë kaluar nëntë ditë dhe pretendimet e Veliajt dhe Mero Bazes nuk kanë asnjë bazë, pasi nuk kanë as dokumentin me firmën e prokurorit që sipas tyre ka kërkuar shtesë dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut që thotë se Ols Dado po “hakmerret” ndaj tij për këtë shkak./ CNA
Si sot 115 vite më parë ka lindur Shenjtorja dhe misionarj...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ku qytetarë vulln...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe ...
Në Bashkinë Devoll janë bërë ndryshime. Mësohet se janë em...
CNA ka mësuar se janë emëruar administratorët e rinj në Ba...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se është vënë nën ko...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit ka bërë ...
Urdhri i ministrit Ervin Hoxha parashikon që nuk mund të b...
Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për maturantët që k...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me dy vatra z...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazua...
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme zonën pranë...
"Air Albania" nuk është thjesht një kompani tjetër ajrore ...
Media prestigjioze amerikane "The New York Times", i ka ku...
Biznesmeni Gjergj Luca, me anë të një postimi në rrjetet s...
Sot është dita e tetë dhe as Erion Veliaj e as Mero Baze n...
Realizohet për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Ameri...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Ap...
Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e librave falas për të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...