web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e katërt/ Kur do ta nxjerrin Erion Veliaj dhe Mero Baze kërkesën e Ols Dados?

21 Gusht 2025, 14:07, Aktualitet CNA

Dita e katërt/ Kur do ta nxjerrin Erion Veliaj dhe Mero Baze

Kanë kaluar edhe 24 orë të tjera, jemi në ditën e katërt që nga postimi i Erion Veliajt dhe ende asgjë.

Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk po e vërtetojnë mashtrimin e tyre për prokurorin Ols Dado, për të nxjerrë kërkesën për shtesën mbi lejen e ndërtimit, si dhe refuzimin që sipas kryebashkiakut i është bërë kërkesës së prokurorit.

Sot jemi në ditën e katërt që nga publikimi i dokumentit me 175 pika në 77 faqe pa firmë të shpërndarë në medie, me të cilin i është drejtuar GJKKO-së dhe nuk kemi parë të publikuar asnjë kërkesë të bërë nga prokurori Ols Dado dhe refuzim të bërë nga Erion Veliaj.

Në 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Dita e katërt/ Kur do ta nxjerrin Erion Veliaj dhe Mero Baze

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, pasi, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Dita e katërt/ Kur do ta nxjerrin Erion Veliaj dhe Mero Baze

Pas publikimit të këtij dokumenti pa firmë, menjëherë ka reaguar edhe Mero Baze, një nga shërbëtorët e pushtetit dhe Erion Veliajt.

Në një nga editorialet e alla sojit të tij shkruan: “Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kështu Veliaj dhe Mero janë në një linjë, e ndërsa ka një qëndrim të tillë, si Veliaj ashtu dhe Mero Baze duhet të nxjerrin, të bëjnë publike kërkesën e Ols Dados dhe refuzimin e bërë nga kryebashkiaku për këtë rast të pretenduar.

Kanë kaluar edhe 24 orë të tjera, jemi në ditën e katërt që pas publikimit të dokumentit pa firmë dhe pretendimeve e nuk kemi parë as kërkesën e Ols Dados dhe as refuzimin e Erion Veliajt.

Jo vetëm kërkesën e tij nuk e nxjerrin, por as refuzimin që Veliaj pretendon se ka bërë.

Kur do ta nxjerrin Erion Veliaj dhe Mero Baze kërkesën e Ols Dados?/ CNA

 





Lajmet e fundit nga