FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB-në e Shqipërisë në periudhën afatmesme
Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë ...

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë së Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve.
Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme.
Në analizën e detajuar për projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” profesionistët e lirë theksojnë se në formën aktuale, drafti për përcaktimin e çmimeve të referencës nuk jep asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.
APL paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.
“Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.
Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut”, theksohet në letrën e APL.
Profesionistët rekomandojnë rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
Po ashtu APL thekson se përdorimi i metodave alternative për llogaritjen e taksës pa kritere të qarta mund të ngarkojë tatimpaguesit për shkak të boshllëqeve e mosharmonizimit institucional.
Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar edhe me një letër të mëparshme ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandonin që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohej nga taksa e ndërtesës. Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim.
Letra drejtuar Ministrisë së Financave
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA
Drejtuar: Ministrit të Financave
Për Dijeni: Zyra e Kryeministrit, Media
Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)
Lënda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”
Të nderuar,
Në kuadër të konsultimit publik mbi projektvendimin në fjalë, paraqiten më poshtë disa vërejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:
Mungesa e transparencës metodologjike dhe vështirësia për të reflektuar realitetin e tregut
Në relacionin shoqërues parashikohet se çmimet e referencës janë përllogaritur mbi bazën e transaksioneve të viteve 2022–2024, duke përjashtuar ato që “nuk kanë logjikë ekonomike” ose që janë nën nivelin e referencës.
Termi “mungesë logjike ekonomike” nuk shoqërohet me ndonjë kriter të qartë, objektiv apo teknik, gjë që krijon pasiguri ligjore dhe rrezik për subjektivitet në përzgjedhjen e të dhënave. Përjashtimi selektiv i transaksioneve që shënojnë çmime më të ulëta nga referenca, pa një argumentim të qartë, priret të krijojë një pasqyrë të njëanshme të tregut dhe të prodhojë një efekt rritës artificial të çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.
Kufizimi i mekanizmave të tregut përmes vendosjes së vlerës dysheme
Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.
Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut.
Përdorimi i projekteve të ardhshme si faktor përcaktues çmimi
Projektvendimi parashikon që çmimi të ndikohet nga projekte të ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi përdor projeksione ende të pasigurta dhe jo të realizuara për të justifikuar çmime më të larta, ndërkohë që të dhënat reale të tregut përjashtohen si të papërshtatshme. Përdorimi i pritshmërive të pasigurta si faktorë çmim-formues është i pabazuar në logjikën ekonomike dhe mund të çojë në deformim të tregut.
Neni 2, pika 12(c) – Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjor
Dispozita e cila e konsideron “përdorues” edhe individin që mban në posedim një njësi pa leje ndërtimi apo dokument pronësie, pa aplikuar për legalizim, krijon precedent të diskutueshëm. Kjo përbën një formë njohjeje fiskale të një situate të paligjshme, duke rrezikuar të perceptohet si nxitje indirekte e ndërtimit informal. Një dispozitë e tillë dobëson përpjekjet për uljen e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe krijon perceptim për legjitimim të faktit të kryer.
Neni 4 – Hierarkia e burimeve të të dhënave dhe pasojat juridike
Jepet përparësi të dhënave të verifikuara nga bashkia në terren kur këto rezultojnë më të mëdha se sipërfaqja e regjistruar në ASHK. Kjo qasje mund të përfshijë edhe ndërtime informale ose zgjerime të paligjshme, të cilat në këtë mënyrë trajtohen si fakte të kryera për qëllime fiskale. Mungesa e kufizimeve të qarta për zbatimin e kësaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrugë për arbitraritet administrativ.
Neni 5 – Klasifikimi i njësive të ndërtimit
Dispozitat e nenit 5 lejojnë klasifikimin fiskal të njësive ndërtimore në mënyrë të pavarur nga destinacioni i përdorimit të përcaktuar në dokumentet ligjore (leje ndërtimi, certifikata përdorimi, certifikata pronësie etj.). Ky rregullim rrezikon të relativizojë aktet juridike të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar mospërputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshmërisë dhe krijon standard të dyfishtë mes subjekteve që respektojnë legjislacionin dhe atyre që veprojnë në mënyrë informale.
Neni 16 – Vlerësimi alternativ i detyrimit tatimor
Projektvendimi parashikon përdorimin e metodave alternative për përcaktimin e vlerës së taksueshme në mungesë të të dhënave zyrtare. Kjo dispozitë rrezikon të transferojë barrën e pasojave të mungesës së administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Përdorimi i metodës alternative duhet të kufizohet vetëm në raste të identifikuara të shmangies së qëllimshme tatimore, jo si mekanizëm i përgjithshëm për të mbuluar boshllëqet administrative. Në të kundërt, kjo bie ndesh me parimin e mirëbesimit, barazisë tatimore dhe sigurisë juridike.
Përfundim
Projektvendimi, në formën aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme për funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme, për sigurinë juridike dhe për parimin e barazisë tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
Aleanca e Profesionistëve të Lirë – APL/ Monitor
Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë ...
Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrug...
Gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir...
Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucio...
Administrata Tatimore, në vijim të zbatimit të Planit Oper...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor...
Ekspertët e ASIG pranë Drejtorisë së Përpunimit të të Dhën...
Dy vatra zjarri kanë nisur pasditen e sotme në afërsi të f...
Një vatër zjarri është përhapur në kodrat e fshatit Lapard...
Anija shqiptare e Forcës Detare “Lissus” dhe 22 detarët në...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksi Quk...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shpërnd...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) k...
Kampionët kurrë nuk do të mungojnë, me Tring të vijnë më a...
Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpej...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka prezantuar planin e ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimev...
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...