Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, tashmë me 13 akuza të rënda penale, ka reaguar dje duke kërkuar pavlefshmërinë e hetimit ndaj tij. (LEXO KETU)
Megjithëse për muaj të tërë Veliaj tha se ndaj tij nuk kishte një hetim, por po shikoheshin disa dosje të bashkëshortes, megjithëse tha se nuk ishte marrë kurrë në akuzë, megjithëse tha se i kishte kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe do të bënte një stil të ri komunikimi me ta, megjithëse kur kuptoi se ishte hetuar vërtetë filloi të sulmonte Nesti Angonin, personazhin që kishte shkruar një letër mbi bazën e të cilit kishte nisur dhe hetimi, megjithëse edhe kur u arrestua nuk e pranoi se kujtoi që ishte në detyrë dhe jo në burg, megjithëse për muaj të tërë tha se mbahej i burgosur pa akuzë, megjithëse janë një mal me dokumente, me dosje, me fakte dhe se është hapur një fraksion i ri hetimor, dje doli dhe renditi shumë pika, të cilat e çonin në kërkesën për pavlefshmëri të akteve hetimore.
Po të shikoje mes rreshtash dhe budallallëqesh të shkruara me stilin alla Mero Baze (që thjesht po e fundos më keq), të cilat në dokumentin që u publikua nga mediat e paguara nga vëllai i tij dhe afera kriminale e inceneratorëve, dokumenti nuk kishte firmën e avokatëve. Mesa duket edhe këta të fundit s’kanë dashur të firmosin të tilla budallallëqe.
Pra, përtej përballjes ligjore, Erion Veliaj vazhdon ende me lojërat e tij mediatike duke pretenduar të ruajë imazhin, të rikthehet në politikë, të jetë prezent me intrigat e tij etj.
Në fakt, ajo që binte shumë në sy dhe dukej si pika kryesore, sipas faktit “vëre gishtin në plagë” apo “gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”, ishte fraksioni.
“Regjistrimi i një ‘fraksioni’ me qëllim mosgarantimin e të drejtave procedurale. Në mënyrë të qëllimshme dhe të paramenduar, prokurorët e çështjes kanë përdorur një artificë procedurale, të paparashikuar në legjislacioni procedural në fuqi, për të zgjatur në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme fazën e hetimeve paraprake, duke regjistruar një ‘fraksion’ brenda të njëjtit procedim penal, por pa identifikuar asnjë person konkret ndaj të cilit atribuohet vepra penale. Kjo manovër ka shërbyer për t’i dhënë pamjen e një procedimi të ligjshëm një veprimtarie të papërputhshme me standardet kushtetuese dhe procedurale që rregullojnë nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale. Kodi i Procedurës Penale nuk njeh nocionin juridik të regjistrimit të një “fraksioni” si njësi autonome brenda një procedimi të regjistruar më parë. Çdo procedim penal duhet të regjistrohet si i tillë, në mënyrë të pavarur, dhe në respekt të rreptë të kushteve dhe kritereve që përcakton ligji për nisjen e hetimit ndaj një personi të caktuar”, thuhet në dokumentin 77-faqësh.

Erion Veliaj shqetësohet pse është hapur një dosje tjetër, pse ka një fraksion.
Pyetja është, a mund të ketë fraksion dhe dosje të re hetimore? Ligjërisht, po, ka pasur me dhjetëra raste, por Erioni nuk fliste, nuk i kontestonte.
Tani proceduralisht dhe juridikisht duhet t’ia shpjegojnë avokatët se vetë nuk merr vesh shumë nga kjo punë dhe këto komunikimet që bën me Mero Bazen ndoshta më shumë po e çojnë për dreq sesa po i zgjidhin hallin e përballjes ligjore me drejtësinë.
Halli tjetër i Erion Veliajt sot është vërtet fraksioni, sepse te fraksioni, kuptohet lehtësisht nga aktet e para të çuara në gjykatë, qëndrojnë paratë, qëndron vëllai i tij. Mund të ketë edhe gjëra të tjera, por po të shohim aktet e para të çuara në gjykatë dhe akuzën e çuar më 24 korrik shikojmë duke i krahasuar se mungon thelbësisht i vëllai, hetimet e kryera ndaj tij, që në fakt është një individ që ka qarkulluar miliona e miliona euro.
Ne kemi shkruar për kompanitë e tij, mund t’i lexoni KËTU dhe nuk është i paktë halli se është halli i lekëve.
Është pikërisht halli që paguan qindra miliona lekë Mero Bazen, që paguan qindra miliona lekë Carlo Bollino-n, që paguan qindra miliona lekë “Top Channel”-in, që paguan qindra miliona lekë “News 24” e Irfan Hysenbelliut, të gjitha mediat që i mbanin ison Erion Veliajt. Të gjitha këto media u paguan me paratë e korrupsionit të inceneratorëve.
Për Erionin është shqetësim i madh t’i preket burimi që financon mediat për propagandën e tij të sëmurë.
Duhet të ketë halle të tjera atje brenda, të cilat Erion Veliaj i di mirë bashkë me vëllain e tij. Kot nuk u egërsuan kaq shumë papritur kur Veliaj pas vendimit të Gjykatës së Lartë nuk kishte publikuar më asnjë postim me “sukseset” e tij në Bashkinë e Tiranës.
I di mirë dhe vëllai i tij, i cili së bashku me studio ligjore apo të lobimit paguajnë para dhe në mediat e huaja për të sulmuar SPAK-un dhe prokurorët. Njësoj si grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve.
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, kanë bërë atë që bënin inceneratorët me “Top Channel” dhe mediat në Shqipëri, por ende vazhdojnë dhe mendojnë se hallin mund ta zgjidhin me sulme mediatike, letra, me pika, me akuza ndaj medias dhe kolegëve, me sulme banale.
Ende nuk i kemi dëgjuar që të përballen me drejtësinë, me faktet dhe provat, thjesht i shohim në propagandë e mashtrime. Nuk përballen dot me qindra mijëra eurot e bëra rrush e kumbulla për propagandë a përfitime familjare me burim paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe qindra mijëra eurot e përfituara nga marrëdhënia me biznesin privat, të cilat vinin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Sa më shpejt të fillojë gjyqi aq më shumë prova do të shohim, por ajo që duhet të presim është fraksioni, fraksioni që ka tërbuar Veliajn dhe ushtarët e tij mediatikë të korrupsionit./ CNA
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimev...
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një kërkesë...
Mediet e Erion Veliajt, që janë të gjitha në listëpagesat ...
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli priti sot...
Përfundon seanca për masën e sigurisë të komunikuar në spi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i arres...
Festa e Birrës në Korçë ka mbyllur me sukses edicionin e 1...
Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët parad...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije d...
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës. Sipas t...
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë-...
Nga veriu në jug, tanimë përmes një aplikacioni kushdo mun...
Sot, në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë u kremtu...
Media e njohur britanike “Expres” i ka kushtuar një shkrim...
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grap...
Sot në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e ...
Korça vijon të jetë kryeqendra e festës dhe turizmit në Sh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...