
Në një reagim të gjatë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë burg pa afat në burgun e Durrësit, tashmë me 13 akuza të rënda penale, ka bërë një reagim të gjatë dje në rrjete sociale.
Përtej gjithçkaje që ai thotë, CNA po analizon me detaje qëndrimin e tij.
Së pari, na solli një publikim ku mund ta lexoni këtu, ai theksonte se i ishte bërë një veting 21-vjecar.
E njëjta gjuhë që ka përdorur ilir Meta, Sali Berisha apo Arben Ahmetaj.
Në fakt, Erion Veliaj nuk ka një veting 21-vjeçar, se çfarë do të thotë të bësh një veting mund ta lexoni këtu.
-Është një tolerim që i është bërë Erion Veliajt?
-Cila është arsyeja që nuk i bëhet vetingu?
-Pse nuk hetohet si grup i strukturuar kriminal, siç shkruhet në vendimin e tij, gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi?
Por do të analizojmë një tjetër fakt në këtë shkrim. As gabimet e SPAK-ut, as fajet e Erionit, as përgjegjësitë e askujt.
"Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim - larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë - Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës - të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal? A ka vërtet kuptim që, si Kryetar Bashkie në mandatin e tretë, të kryeja vepra të rënda penale, duke qenë në liri me kusht dhe duke e ditur se jam nën një vëzhgim dhe kontroll të paprecedentë? ", shkruan Veliaj.
Pra, logjika e Erion Veliajt është e thjeshtë. Me vendim të gjykatës mund të arrestohesh, hetohesh, në momentin që të jepet akuza ti duhet të dalësh dhe të ikësh në zyrë. Të shkosh dhe të vazhdosh punën si kryetar bashkie.
Pra, të shkojë në të njëjtin vend ku firmoste urdhërpagesat për Ajolën.
Erion Veliaj ka hallin e karriges, e ka marrë malli për karrigen. Është fiks si rasti te “Kolltukofagët” e Imzot Fan Nolit.
Më poshtë po sjellim edhe një pjesë nga “Kolltukofagët” që të kuptojnë njerëzit se me çfarë kemi të bëjmë.
“’Kulltokofagët’ janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, por jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një Athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjer sa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë dhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjer sa ia prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që Kolltukofagët t’anë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërisë greke. Që t’i çqitësh këta t’anët nga kulltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin”, thotë Imzot Noli.
Përtej kësaj, përtej çdo paragjykimi, Erion Veliaj thekson se tani që akuza ka shkuar ai nuk duhet të mbahet në burg.
A mund të ishte kaq i paditur dhe i palogjikshëm ky zyrtar i lartë, kryetar i Bashkisë së Tiranës, se me logjikën që thotë Erion Veliaj edhe çunat e Dubait dhe grupet që ndodhen brenda “Sky chat”, “Encrochat” e kanë marrë akuzën?
I kanë arrestuar, akuza u ka dalë, tani sipas logjikës së Veliajt duhet t’i marrin dhe t’i nxjerrin ata pa dhënë vendim gjykata, pa dhënë dënim gjykata, e cila mund të thotë edhe je i pafajshëm.
Se kjo është logjika që përdor kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan mesazhe të gjata për karrigen e tij nga burgu i Durrësit.
Kur ishte në burg thoshte më mbani pa akuzë, tani thotë erdhi akuza më nxirrni jashtë.
T’i lirojmë çunat e Dubait, ta lirojmë dhe Erionin, ç’na duhen prokuroria, gjykata, burgjet, drejtësia. E lehtë kjo punë. I arreston, bëhet gati akuza, ik në shtëpi se ke kryer punë.
Sepse i gjithë diskutimi dhe qëndrimet e mbajtura bashkë publikisht i gjen vetëm te formati i Erion Veliajt në këtë lloj trajtimi apo në shkrimet e Mero Bazes, askund tjetër.
Sepse dhe juristi më i paaftë kur e pyet dhe i thua dikush është arrestuar me 13 akuza dhe tani janë çuar në gjykatë përgjigjja është mjaft e thjeshtë, duhet pritur vendimi i gjykatës ose mund të kërkojë një masë zëvendësimi në rast se kanë ndryshuar disa rrethana, por nuk të arreston dhe liron prokurori se hetoi, ngriti akuzë, dhe çoi në gjykatë dhe pastaj duhet të nxjerrin dhe të ikësh në shtëpi.
Ky është Erion Veliaj. Mjafton të lexoni postimet që bën. Ne do t'ia zbërthejmë ditë pas dite që të kuptoni cili ka qenë ai i vërtetë përtej fasdadës dhe propagandës në media./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një prononcim për gazetar...
KAS, pasi u mbyllën të gjtha proceset ankimore, i ka kërku...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për revistën “Z...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për median gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median g...
Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Maksi Haxhia, i cili ashtu siç u zbulua dhe nga përgji...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, k...
Deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK-u, ka kome...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas shtyrjes së seancë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga plazhi i Velipoj...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka denoncuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...