A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri?/ Si përgjigjet Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotinë, Erion Veliaj, duket sikur e ka gjetur armikun. Pasi SPAK nxorri dosjen mbi 400 faqe që përligjte marrjen si të pandehur, kryebashkiaku në detyrë po tregon me gisht mediat që bëjnë lojën e Prokurorisë së Posaçme duke infiltruar tek lexuesi gjysëm të vërteta që shërbejnë për gjyqin publik kundër tij.
Në një letër të avokatëve të tij ndërkombëtarë, e cila u publikua edhe në faqen Facebook të “Lalit”, denoncohet “drejtësia me tituj gazetash”.
“Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor. Artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të provohet me fakte në një sallë gjyqi” thuhej aty ku theksohej: “Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo “seriale kriminale” të prodhuara nga media të kontrolluara përmes rrjedhjeve anonime dhe të paligjshme”.
Pra nuk ka asnjë dyzim për të kuptuar se përpos SPAK-ut avokatët ndërkombëtarë të Veliajt po akuzojnë dhe një pjesë të madhe të mediave, të cilat, sipas tyre, nuk i shërbejnë informimit të publikut, por prodhimit të një “seriali kriminal”.
Po ta shohësh këtë ngjarje të shkëputur nga konteksti edhe kryebashkiaku në detyrë edhe mbrojtësit e tij ligjorë kanë të drejtë. Ajo që ata e konsiderojnë si një “ndëshkim për agjitacion dhe propagandë” me ndihmën e shumë mediave rrezulton deri diku e vërtetë. Jo për rastin Veliaj por për të gjitha proceset e bujshme, si ato të Belerit, Berishës, Metës, Ahmetajt, Prokuroria Speciale ka proceduar me të njëjtën metodë, duke përdorur ata që Lapsi.al i ka etiketuar si “celula e gazetareve te SPAK”, për të damkosur paraprakisht në publik ata që hetonte.
As ish delfini i Edi Ramës nuk i shpëtoi të njëjtit fat. Që në njoftimin e parë se ai po hetohej Prokuroria e Posaçme futi në komunikatë një paragraf, me shpenzimet që pati bërë bashkëshortja e tij për fustane, bizhu dhe të brendëshme. Kaq qe e mjaftë për të filluar procesi i linçimit publik.
Më pas, kur gjykatës i duhej të vendoste për masën e arrestit, emisarët e SPAK në studio TV përhapën tymnajën se ai do të mbetej në burg pasi ekzistonin përgjime nga qelia që e groposnin. Kur këto përgjime u zbardhën doli krejt e kundërta. Erion Veliaj e dinte se po përgjohej, madje i thoshte të vetëve të bënin kujdes kur flisnin. Por në ato biseda, ai dilte një njeri meskin që përgojonte shokët e partisë, që vuante në birucë nga xhelozia për ato që Ajola mund të bënte jashtë, që luante fije për të përbaltur prokurorët.
Pra ato përgjime të dala copa-copa nuk kishin vlerë juridike, por ato mbarsnin publikun me imazhin e një legeni që nuk kishte pse të hetohej në liri.
Pra, kur Veliaj shkruan siç bëri këtë të mërkurë, se ‘Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij”, në një farë mënyre ai ka të drejtë.
Po ashtu ai thotë të vërtetën kur tregon ato “media speciale” duke vënë një njollë turpi mbi gazetarë dhe portale, që shkelin çdo kod të profesionit duke luajtur rolin e agjentëve të përpunimit të opinionit.
Por, ama, po të kthejmë pak filmin mbrapa, ky manipulim mediatik, është ai që kur ka pasur para në duar dhe pushtet për të ushtruar, Erion Veliaj e ka ushqyer me të gjitha mënyrat. Ai ka punuar me mish e shpirt, që mediata të jenë këto që janë sot, të shitshme, të bleshme, të korruptueshme. Ato metoda që ai përdori ndaj aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, ndaj gazetarëve kritikë, ndaj kundërshtarëve politikë, duke punësuar gazetarë e duke financuar portale, sot karma po ia kthen kundër.
Njësoj si njerëzit që i jepnin firma me sy mbyllur e sot që po i dalin dëshmitarë për ta groposur edhe ky sistem mediatik i sëmurë është shndërruar në një makineri që po e dënon paraprakisht, pa u zhvilluar ende procesi juridik ndaj tij. Kjo është e vërteta e hidhur e një njeriu që ndonëse këtë herë nuk e meriton, po i ndodh fiks ajo që i ka bërë të tjerëve./ Lapsi.al
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Maksi Haxhia, i cili ashtu siç u zbulua dhe nga përgji...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, k...
Deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK-u, ka kome...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas shtyrjes së seancë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga plazhi i Velipoj...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka denoncuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar hartimin e Kodit ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka shpërndarë mandatet p...
Pasi e pësoi keq dhe nuk iu realizua skenari, pavarësisht ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu ka...
Vijon telenovela mes dy "sorosianëve", Adriatik Lapaj dhe ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...