Situata nga zjarret në 24 orë/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri,...

Korça vijon të jetë kryeqendra e festës dhe turizmit në Shqipëri.
Nata e katërt e Festës së Birrës ka sjellë një tjetër bum vizitorësh dhe një atmosferë elektrizuese që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Mbi skenën madhështore, artistë të njohur si Vesa Luma, Alban Skënderaj dhe këngëtari grek Triantafillos ndezën publikun me performancat e tyre.
Këngë, muzikë live dhe energji që mbajtën gjallë një nga netët më të bukura të festivalit më të madh veror në vend.
Sheshi pranë Terminalit u mbush me mijëra vizitorë e turistë, të cilët së bashku me korçarët e kanë shndërruar festën në një arenë të gëzimit dhe bashkimit.
Pjesëmarrësit nëpërmjet mikrofonit të CNA, nuk kursejnë fjalët për të përshkruar përjetimet e tyre.
Një zonjë nga Tirana, që jeton në SHBA, tha se është e lumtur që për herë të parë po e shijon atmosferën unike të kësaj feste, duke provuar edhe gatimet tradicionale si kërnackat dhe shishqebapin.
"Është hera e parë që vij në Festën e Birrës. Jam nga Tirana por jetoj në Amerikë dhe jam shumë e lumtur që ndodhem sonte këtu. Atmosfera shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që po e shijoj këtë moment. Kemi provuar kërnackat që janë me të vërtetë shumë të shijshme, shishqebapin edhe pitet. Do të qëndrojmë ta shijojmë edhe nesër patjetër", u shpreh pjesëmarrësja.
Dy të rinj shqiptarë që jetojnë në Selaniku dhe në Suedi, e vlerësuan këtë edicion si më të bukurin deri tani, ndërsa një rrëfyen se janë mbledhur me miqtë e tyre posaçërisht vetëm për festën.
"Vijmë nga Greqia, nga Selaniku. Është hera e dytë që po vijmë, është shumë bukur. Bravo Korça. Sivjet është më mirë. Ne sapo kemi ardhur, kemi rreth 1 orë që mbërritëm dhe do shohim si do shkojë nata. Do të qëndrojmë vetëm sot. Do të festoj me shokët, jemi mbledhur të gjithë bashkë, për pushime dhe të kalojmë sa më bukur”, tha i riu.
"Ne kemi ardhur nga Suedia, e kam për herë të parë. Shumë bukur është. Bravo. Kam ardhur me shokët e mi, të cilët disa jetojnë jashtë, Në Greqi, disa në Shqipëri, nga të gjitha vendet. U mblodhëm vetëm për festën", tha për CNA, i riu i ardhur nga Suedia.

Tradita e përvitshme është kthyer tashmë në një magnet edhe për shqiptarët e jugut, siç shprehet një vizitor nga Tepelena.
"Vijmë çdo vit, jemi nga Tepelena. Jemi shumë të kënaqur. Bravo Korça. Birra, festa, pjesëmarrja, të gjitha më kanë pëlqyer. Do të qëndroj edhe ditën e nesërme, sot po festoj me familjen", u shpreh vizitori.

Një turist nga Kalabria e Italisë tha se është i impresionuar nga festa dhe se do të rikthehet sërish.
Sipas tij, në Festën e Birrës populli gjen atë që do.
"Vij nga Kalabria, jam për herë të parë këtu. Është një festë e bukur, shumë emocionuese, një festë ku populli gjen atë që do. Kam provuar birrat, kam provuar kërnacet, pra të gjitha këto gatimet tradicionale të Korçës. Sigurisht që do vij edhe natën e fundit”, tha turisti nga Kalabria.
Nata e katërt shënoi një tjetër sukses në kalendarin pesë ditor të Festës së Birrës.
Sot, mbyllja e eventit më të madh veror në Shqipëri pritet të sjellë spektakël edhe më të madh me emrat e njohur të muzikës shqiptare, Aurel Thëllimi, Anxhela Peristeri, NRG Band dhe Fifi.
Korça, për katër netë rresht, është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e birrës, por edhe në një qendër ku turizmi, kultura dhe muzika takohen në një festë që çdo vit rritet e bëhet më e madhe./ CNA
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri,...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë së Lirisë, Artan Di...
Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në f...
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria u p...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, në një...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Atmosferë fantastike edhe në natën e tretë të Festës s...
Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpe...
Këtë të premte, 15 gusht, hapen regjistrimet për mësimin e...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga z...
Një tërmet u shënua në vend rreth orës 18:20 të kësaj të p...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë para pak minutash një mesaz...
Këtë të premte, AKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e...
Korça ka ndezur edhe njëherë zemrën e verës shqiptare me n...
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. ...
Anija patrulluese shqiptare “Lissus” P-133, pjesë e mision...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga operacioni për s...
Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian për kënaqësi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga zjarret në v...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, besimtarë të shum...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...