Media ndërkombëtare “The Economist”, në një shkrim të publikuar të enjten e 7 gushtit, me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", është ndalur te puna e SPAK-ut dhe ndikimin që kanë sjellë në politikën shqiptare arrestimet e figurave të larta, mes tyre edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se: “Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, z. Veliaj mbetet pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e atyre që janë në burg janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Europë”.
Duhet theksuar se vetëm 4% e personave që ndodhen në qeli aktualisht janë të SPAK-ut, pjesa tjetër janë persona të arrestuar nga policia me kërkesë të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Fillimisht arrestimi bëhet nga policia dhe brenda afatit 48 orë duhet të çohen në gjykatë, prokuroria të ngrejë akuzën dhe gjykata të marrë vendimin. Në total sipas shifrave zyrtare 96% e të burgosurve nuk janë të SPAK-ut, vetëm për 4% të të burgosurve ka ngritur akuzë Prokuroria e Posaçme, çka tregon se shifra 62% e dhënë në shkrimin e “The Economist” është një abuzim.
Së dyti, i mëshohet fort në artikujt në mediat e huaja apo në shkrimet që bëjnë gazetarët e oborrit të pushtetit se pse Veliaj ndodhet në paraburgim. Kur dikush ka rrezik të prishë provat nëse lirohet, është i korruptuar, vazhdon të korruptojë, akuzohet për korrupsion, ka një rrjet të gjerë ndikimi zyrtar, ku duhet të shkojë, të lihet akoma në zyrë, të firmosë dhe të abuzojë?! Prandaj ligji dhe Kodi Penal e kanë të përcaktuar qartë. Ta ndryshojnë kodin parlamenti dhe politika, të thonë ata që akuzohen për hajdutëri dhe korrupsion duhet të ndiqen në gjendje të lirë, të vazhdojnë jetën të lirë se nuk ka problem.
Akuza Veliajt i është njoftuar pas 6 muajsh në afatin e plotë ligjor nga dita që është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, sipas vendimit të gjykatës. Ajo që është më e neveritshme dhe më monstruoze është fjalia e përdorur rëndom “SPAK të arreston dhe të mban në burg”. SPAK as nuk të arreston, as nuk të mban në burg. Erion Veliaj është arrestuar me vendim gjykate dhe të njëjtën masë e kanë dhënë të gjitha shkallët e gjykatave deri në Gjykatën e Lartë. Prokurorët kanë kërkuar arrestin, ka thënë gjykata të arrestohet.
Më pas është bërë vlerësimi i masës ku vendimi për të lënë Veliajn në “arrest me burg” është cilësuar një masë e rregullt. Më pas çështja u ankimua në Apel, ku jo vetëm u la në burg, por gjyqtari i Apelit ka thënë se duhet të hetohen si grup i strukturuar kriminal.
Çështja kaloi në Gjykatë të Lartë dhe nuk është bërë nga refuzim rekursi, por është dëgjuar e zhvilluar seanca. Dhe në përfundim u vendos që Veliaj të lihet në burg. Dhe është gjykata që të fut në burg dhe jo SPAK-u e prokurorët e tij.
Çdo ditë që vonohet gjyqi ndaj Veliajt tashmë është përgjegjësi e avokatëve të tij.
Gjithsesi, këto shkrime duket se janë pjesë e skenarëve dhe lojërave që të kërkojnë të zëvendësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn.
Por drejtësia nuk vendoset me dëshirat apo kritikat e mediave, me apo pa pagesë dhe paratë që derdh lumë në portale vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj./CNA
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahej seanca pë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Këtë të enjte, në Portin e Durrësit ka mbërritur jahti A+....
Një vatër zjarri është raportuar pasditen e sotme në fshat...
Vijon përhapja e vatrës së zjarrit në Vlorë. Mësohet se në...
Data 4 Gusht 2025 është dita me trafikun më të lartë në hi...
Veç kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, edhe kreu i Pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mësohet ...
Vijon puna për shuarjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Mi...
Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj. ...
Gazetari Artan Hoxha ka ndarë pamje nga një zjarr që ka rë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për rastin e humb...
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 4 vatra zjarri, ndër...
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre personat që u arrestu...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht...
Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar një vendi...
Shitet kompania e transmetimeve digjitale në Shqipëri, Dig...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar një vendi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...