Zjarr në fshatin Stropckë
Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët parad...

Festa e Birrës në Korçë ka mbyllur me sukses edicionin e 19-të, duke regjistruar pjesëmarrje rekord dhe duke e kthyer sërish qytetin në një nga destinacionet më të kërkuara të verës. Për pesë net me radhë, atmosfera festive ka mbajtur gjallë sheshin pranë terminalit, i cili u tejmbush deri në orët e para të mëngjesit.
Nata e fundit, një nga më të pëlqyerat nga vizitorët, solli performanca të artistëve të njohur si Fifi, Aurel Thellimi, Anxhela Peristeri dhe NRG Band, ndërsa publiku këndoi e festoi deri në orët e vona të natës.

Veç vizitorëve nga i gjithë vendi, këtë vit festa tërhoqi edhe shumë turistë të huaj. Mes tyre, një grup amerikanësh që kishin ardhur posaçërisht për të shijuar festivalin. Përmes CNA, ata tregojnë entuziazmin e madh që ndiejnë në këtë event, duke u shprehur se e kishin planifikuar prej vitesh vizitën në Shqipëri, e më konkretisht në Korçë.
"Ne kemi ardhur nga Filadelfia. Jemi me pushime këtu dhe po e shijojmë festivalin. Është shumë qejf, po më pëlqen. Kemi marrë birra, ushqime dhe po kalojmë vërtet shumë këndshëm."
"Së pari, dua të them nga Amerika, 'GËZUAR'. Ku jam sot këtu? Është festival birre? Festival muzike? Festival ushqimi? Këtë nuk e di! Por kam udhëtuar në shumë vende të botës dhe erdha në Shqipëri për birra e për të bërë gëzuar. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Unë nuk i njoh artistët, nuk i njoh birrat shqiptare, as ushqimin madje, por është një mrekulli! Është fantastike! Ndaj ju them 'Faleminderit, gëzuar.'"
"Ndihem super. Kemi dashur të vijmë në Shqipëri dhe e kemi menduar prej vitesh, dhe më në fund ia dolëm. Erdhëm dhe po ashtu donim të ishim edhe në këtë festival, pra jemi shumë të entuziazmuar që jemi këtu. Është e pabesueshme se sa njerëz janë mbledhur. Edhe pse nuk e njohim muzikën, është përsëri qejf që po e dëgjojmë."
"Është kënaqësi për mua që jam këtu. Kemi ardhur me miqtë tanë nga SHBA. Deri më tani jemi kënaqur me birrat, ushqimin, presim ta shijojmë mbrëmjen deri në fund. Atmosfera shumë e bukur, me shumë njerëz nga e gjithë bota."
Por festa nuk ishte vetëm për të huajt. Në Korçë janë rikthyer edhe familje emigrantësh, të cilët e konsiderojnë këtë event një traditë të dashur. Po ashtu edhe fëmijët janë kënaqur në këtë event.
"Po, vij gjithmonë me familjen time dhe kënaqem shumë. Më pëlqen atmosfera, këngëtarët, gjithçka. Ai që më ka pëlqyer më shumë dhe kam kënduar, është Alban Skënderaj. E falënderoj Bashkinë e Korçës që ka bërë këtë event kaq të bukur."
"Unë jam nga Korça, por jetoj në Itali. Kam ardhur me pushime. Më pëlqen shumë dhe shpresoj që Korça të vazhdojë kështu. Vij çdo vit në Festën e Birrës. Shumë mirë këtë vit, organizimi shumë i rregullt. Gëzuar."
Edicioni i 19-të i Festës së Birrës në Korçë dëshmoi edhe një herë se ky qytet jo vetëm ruan traditën dhe kulturën e tij, por di të ofrojë edhe një atmosferë unike që bashkon njerëz nga e gjithë bota. Për pesë net me radhë, muzika, birra, ushqimi dhe mikpritja korçare u bënë një arsye më shumë që qytetarë, turistë e emigrantë të rikthehen çdo vit në këtë ngjarje që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Ky festival nuk është vetëm një festë, por një histori suksesi që rritet vit pas viti, duke forcuar imazhin e Korçës si kryeqendra e verës shqiptare dhe duke i dhënë qytetit një dimension të ri turistik e kulturor. Nga performancat e artistëve më të njohur, tek gotat e birrës që trokiten në çdo tavolinë, nga gëzimi i fëmijëve tek emocionet e emigrantëve të rikthyer në vendlindje, Festa e Birrës është kthyer në një pikë takimi, ku brezat dhe kulturat bashkohen në të njëjtin gëzim. Me këtë mbyllje madhështore, Korça jo vetëm që tregoi edhe një herë organizimin dhe energjinë e saj, por la pas kujtime të paharrueshme për mijëra vizitorë.
Dhe ndërsa sheshi pranë terminalit zbrazet nga dritat dhe muzika, qyteti mbetet me premtimin se vitin tjetër Festa e Birrës do të rikthehet edhe më e madhe, edhe më e bukur, duke e bërë Korçën një destinacion të pazëvendësueshëm të verës shqiptare./CNA
Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët parad...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije d...
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës. Sipas t...
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë-...
Nga veriu në jug, tanimë përmes një aplikacioni kushdo mun...
Sot, në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë u kremtu...
Media e njohur britanike “Expres” i ka kushtuar një shkrim...
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grap...
Sot në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e ...
Korça vijon të jetë kryeqendra e festës dhe turizmit në Sh...
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri,...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë së Lirisë, Artan Di...
Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në f...
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria u p...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, në një...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Atmosferë fantastike edhe në natën e tretë të Festës s...
Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...