Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej më shumë se 6 muajsh në burg. Fashikujt e dosjes penale të tij u bënë publike qysh në fillesë duke na e kthyer çështjen "Veliaj" në një argëtim publik.
Prokurorët haptas treguan zell për diskreditimin e figurës së tij. Populli i mezipritur për një pre të niveleve të tilla e gëlltiti me oreks e humor gjahun e Prokurorisë në rrjete sociale dhe biseda të përditshme kafenesh.
Kryetari i Bashkisë akuzohet se ka ngritur një skemë perfitimi, përmes së cilës, përfituesit nga tenderët e bashkisë së tij çonin “taksën” e tyre në organizatat joqeveritare të krijuara nga e shoqja Ajola Xoxa si shpërblim për tenderët.
Një skemë banale vjedhjeje.
Por Erion Veliaj meriton një akuzë tjetër. Më fisnike, më dinjitoze, më madhështore. Ai së bashku me Kryeministrin janë varrosësit e “Tiranës-qytet i jetueshëm”.
Prokurorët e SPAK-ut e kanë shumë kollaj të vërtetojnë një akuzë të tillë. Mjafton të bëjnë një xhiro në zonat me densitet të lartë në Tiranë. Do të shohin katastrofa urbanistike, pallate që nuk respektojnë as minimumin e mundshëm të distancave ndaj komshiut. Babëzia për fitim i ka çuar ndërtuesit në gllabërimin e çdo metri katror duke na zënë frymën. Keni parë ndonjë pallat që ka oborr ku mund të luajnë fëmijët?! Kush është përgjegjës për hapësirat publike në këtë vend?! Po për hapësirat e gjelbra kush është përgjegjës? Kush i shkatërroi kodrat e gjelbëruara të Tiranës, ullinjtë shumëvjeçarë në zonën e liqenit?
Unë e bëra një xhiro dje në zonën ku jetoj, te Liqeni i Thatë. Është zona afër Hotel Radisonit, duke u ngjitur përpjetë, në Ullishtë. Aty densiteti i ndërtimeve është i frikshëm, pallatet janë njëri mbi tjetrin, të zihet fryma po të dalësh në dritare. E megjithatë, në ato pak metra “të lira” po ndërtoheshin dy monstra të tjera.


Pak më tej, në krahun e majtë, atje ku distanca mes rrugës dhe dy pallateve ishte ndoshta 10 metër, një minimum i arsyeshëm për çdo mendje normale, një ndërtues i famshëm kishte pikasur një mundësi për të ndërtuar një shumëkatësh për zyrat e kompanisë së tij! Paçka se ky shumëkatësh u hynte në shtëpi banorëve të pambrojtur të dy pallateve.


Në Ullishten përballë po ndërtohet një monstër betoni me shtrirje kolosale. Duke u ngjitur përpjetë ullishtes gjeta vetëm vinça, zhavorr, inerte dhe papastërti. Ullinjtë dergjeshin të ndërgjegjshëm se fundi i tyre është afër. Në luginën e gjelbëruar që zbret nga Lapidari e deri poshtë, po ndërtohen dhjetëra pallate të tjera.

Distancat janë minimale, hapësira publike zero. Ngado sheh vinça, zhurmë, pluhur dhe gjahtarë tokash në kërkim të preve të reja.
Unë nuk kam asgjë kundër kullave shumëkatëshe që po ndërtohen nëpër Tiranë. As parave të pista që janë investuar në ndërtim. Ajo është një çështje që nuk më cenon jetën e përditshme. Ndërsa betonizimi i çdo metri katror të dobishëm për hapësirë publike po, kjo më ka shkatërruar mënyrën e jetesës. Im bir nuk del dot nga shtëpia sepse nuk ka ku shkon. Kjo është një masakër mjedisore me pasoja të pakthyeshme, një kancer që po na vret përditë.
Për këtë masakër ndaj shtetasve të vet janë dy fajtorët kryesorë: Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ndaj fushatat për “pastrimin e hapësirave publike” të Kryeministrit janë një farsë e shpifur. Nuk janë problemi më i madh ndërtimet pa leje (edhe ato janë, sigurisht).


PROBLEMI MË I MADH NË KËTË VEND JANË NDËRTIMET ME LEJE.
Dhe lejet në këtë vend i kanë dhënë EDI RAMA dhe Erion Veliaj. Ata janë njësoj bashkëfajtorë.
Erion Veliaj duhet dënuar për këtë krim. Nëse SPAK-u fillon hetimet për masakrën ndërtimore në Tiranë, i sigurtë jam që në terren do të gjejë “mrekullira” me leje.

Njeriu që premtoi se “do të mbeste në memorien kolektive si njeriu që ndërtoi më shumë parqe se pallate” - hodhi më shumë beton në 6 vjet sesa kanë hedhur të gjitha qeveritë në të gjithë tranzicionin 35-vjeçar.

Ky është një gjyq i vërtetë. Jo një palogjyq.
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...