Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

(me rastin e 82 vjetorit)
Marrëveshja e Mukjes është një ngjarje kyç në historinë e Shqipërisë, për të hyrë dhe ditur ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.
Nacionalistët kishin frymëzim kombëtar dhe luftonin kundër pushtuesit, kërkonin vazhdimisht një marrëveshje kombëtare për një luftë të përbashkët kundër okupatorit duke përfshirë edhe Frontin Nacional-Çlirimtar, por udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej.
Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftes. Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekiet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

Përfaqësuesi i zogistëve Major Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, përpara delegatëve deklaroi: “... jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.
Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku përfaqësuesit e Frontit Nacional-Çlirimtar dhe të Ballit Kombëtar u mblodhën në një takim me 26 korrik 1943 në Tapizë dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca në Mukje.

Pika e parë e marrëveshjes ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë” i cili në fund doli me një program, ku më kryesoret ishin:
* Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj kundra pushtuesit.
* Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.
* Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.
Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943 një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e Major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte menjëherë atë.
Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe j'u shpalli luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Për këtë qëllim, thirrën Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.
Zogistët që ishin promotorët e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, i njihnin shumë mirë komunistët dhe e parashikuan saktësisht qëllimin e tyre që donin t'i dërgonin shqiptarët në përplasje civile. Për këtë arsye, mbretërorët riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda dhe jashtë vendit.
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...