Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike për të mirën e Shqipërisë. Pro edhe për bashkëqeverisje të forcave të ndryshme politike!
Sepse në teori, bashkëqeverisja është një prej formave më demokratike të ndarjes së përgjegjësisë dhe fuqisë. Është një formulë që premton përfaqësim më të gjerë, zë më të madh për qytetarët dhe barazi në vendimmarrje.
Por bashkëqeverisja është një prej fjalëve më të keqpërdorura në politikën shqiptare.
Ajo që tingëllon si një thirrje për bashkëpunim, përfshirje dhe drejtësi, një gjuhë e ëmbël për veshët e lodhur të një pjese të dërrmuar e prej vitesh të papërfaqësuar të elektoratit, gjithnjë e më shpesh përdoret jo si mjet për ndarjen e përgjegjësisë apo si mbulesë morale për marrëveshje të dyshimta.
Kur bashkëqeverisja shfaqet si alibi për pazare, ajo nuk është më akt politik, është akt manipulimi.
Sidomos kur në të vërtetë është një aleancë për mbijetesë politike.
E në të tilla raste, morali zhbëhet i pari.
Kjo ndodh kur partitë që deri dje akuzonin njëra-tjetrën për korrupsion, për lidhje me krimin apo për dështime të rënda, sot ulen në të njëjtën tryezë dhe e quajnë këtë “maturim politik”. E për të justifikuar kthesën, shpesh ngrihet flamuri i moralit: “bashkohemi për të mirën e vendit”, “për të shpëtuar demokracinë”, “për të ruajtur stabilitetin”. Fjali të bukura, por të zbrazëta, kur në thelb nuk përfaqësojnë parime, por pazare.
Bashkëqeverisja është e shëndetshme kur ndërtohet mbi vlera të përbashkëta, mbi ndershmëri dhe vizion afatgjatë.
Sepse bashkëqeverisja nuk është e as duhet të jetë mburojë për hipokrizinë.
Nuk është as trampolinë për karriera personale që s’gëzojnë dot legjitimitet.
Kur bëhet pa kritere etike, ajo kthehet në bashkëfajësi, jo bashkëpunim.
Por kur njëra palë fshihet pas moralit për të larë mëkatet e tjetrës, nuk kemi të bëjmë me bashkëqeverisje, por me bashkëfajësi.
Dhe kur dikush i shërben së keqes në emër të një të mire të supozuar, ajo e mirë zhduket, dhe mbetet vetëm maska.
Në Shqipëri ftesat për hapje, vlera, meritokraci e bashkëqeverisje janë bërë kryesisht për t'i mbyllur gojën opozitës, për të thyer rezistencën morale të ndonjë individi që ende mban ndonjë parim. Janë përdorur për të blerë kohë, për të larë imazhe, për të legjitimuar vendime të paligjshme me firma të reja.
Kjo është ajo që e vret besimin publik më shumë se çdo krizë ekonomike apo sociale: kur morali përdoret si makijazh, jo si udhërrëfyes.
Dhe kur pozicione të ndryshme janë pranuar nga individë të opozitës këta janë linçuar, në një kohë që përgjegjësia duhet kërkuar tjetërkund: te "liderët e paaftë të opozitës", që shohin vetëm interesin personal, që janë qëllimisht të pazotë të bëjnë llogari, të ngrenë frymë, të sjellin opozitën në pushtet.
Bashkëqeverisja, në vetvete, nuk është e keqe. Por kur fshihet pas moralit për të kamufluar interesa personale, atëherë ajo bëhet më e rrezikshme se vetmia politike, sepse përpiqet të bindë publikun se po bëhet për të mirën e tij, ndërkohë që shërben vetëm për mbijetesën e pushtetit; dhe nga bashkëqeverisja për të mirën e përbashkët, është bashkëkompromis për të mbuluar të keqen!
Nuk është e rëndësishme sa parti janë në qeveri, por çfarë morali e udhëheq atë qeverisje.
Sepse një pushtet me shumë karrige, por pa shtyllë kurrizore, nuk është bashkëqeverisje; është bashkëkompromis me të keqen; mund të prodhojë stabilitet të përkohshëm, por jo drejtësi!
Mund të japë pushtet për një mandat, por jo besim! Dhe atëherë, nuk ka më drejtim, ka vetëm drejtim të gabuar./ CNA
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...