web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U deklarua si i zhdukur/ Rikthehet në banesë ish-zyrtari i AKSHI-t

21 Gusht 2025, 09:14, Aktualitet CNA

U deklarua si i zhdukur/ Rikthehet në banesë ish-zyrtari i AKSHI-t

Policia ka bërë me dije se shtetasi Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i AKSHI-t, është rikthyer pas disa orësh në banesën e tij.

Sipas bluve, Shima ka shkuar në komisariat dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirë.

Kallëzimin për zhdukjen e ka bërë nëna e tij, shtetasja M.SH.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, njofton policia./ CNA

 





Lajmet e fundit nga