web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb kontaktet me familjen/ Denoncohet zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit të AKSH-it

20 Gusht 2025, 19:19, Aktualitet CNA

Humb kontaktet me familjen/ Denoncohet zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit

Denoncohet zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Familja e ka denoncuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të.

Burime policore bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për ngjarjen dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku është parë për herë të fundit.

Më herët, Shima është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës kur ai mbante këtë detyrë./CNA





Lajmet e fundit nga