web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

26 Gusht 2025, 11:21, Aktualitet CNA

Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar.

Sipas informacioneve, situata po monitorohet.

“Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.

Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Morën pjesë në aksion:

30 efektivë të FA

22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan.

20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.

Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut”, bëri me dije ministria./ CNA

 





Lajmet e fundit nga