
Sot është dita e tetë dhe as Erion Veliaj e as Mero Baze nuk e kanë nxjerrë dokumentin me firmën e Ols Dados që sipas pretendimeve të tyre ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut për kërkesën e bërë nga prokurori.
8 ditë më parë, përkatësisht në datën 18, Erion Veliaj iu drejtua gjykatës me një dokument me 175 pika në 77 faqe pa firmë për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale.
Sot jemi në ditën e tetë dhe Erion Veliaj e Mero Baze nuk e kanë publikuar ende dokumentin e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi pjesën me leje dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës)
Erion Veliaj, në pikën 135, thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Nga ana tjetër, shërbëtori i tij, Mero Baze, thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Pra, kanë kaluar 8 ditë dhe pretendimet e Veliajt dhe Mero Bazes nuk kanë asnjë bazë, pasi nuk kanë as dokumentin me firmën e prokurorit që, sipas tyre, ka kërkuar shtesë dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut që thotë se Ols Dado po “hakmerret” ndaj tij për këtë shkak./ CNA
Realizohet për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Ameri...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Ap...
Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e librave falas për të ...
Ditën e sotme në ambientet e Universitetit të Arteve, duke...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar sot një ...
Një vatër intensive zjarri ka përfshirë këtë të diel një z...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në ...
Një automjet është shkrumbuar nga flakët teksa ishte në lë...
Në pikën kufitare të Kakavijës po vijon fluksi i hyrje-dal...
Banda e Orkestrës së Forcave të Armatosura ka risjellë sot...
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar sot lidhur me problemat...
Zhvillohet nesër seanca vendimtare për mandatin e koalicio...
Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin ...
7 ditë që nga postimi i datës 18 gusht. Erion Veliaj dhe ...
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë int...
Festim panagjirik në të kremten e Shën Kozmait të Etolisë,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka vijuar den...
Banorët e fshatit Çërravë në Pogradec kanë dalë sot në një...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përcjellë një mesazh...
Më 23 gusht 1990, vetëm katër muaj pas ndryshimeve në Kodi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...