Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Mesazhi i Albin Kurtit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përcjellë një mesazh...
Banorët e fshatit Çërravë në Pogradec kanë dalë sot në një protestë të ashpër duke kundërshtuar një projekt për vendosjen e paneleve diellore në kullotat dhe tokat bujqësore të zonës. Ata thonë se kjo është pasuria e tyre e vetme dhe jetesa e fshatit mbështetet krejtësisht te bujqësia dhe blegtoria.
Të shqetësuar, banorët ngrenë alarmin se vendosja e paneleve diellore do t’i privojë ata nga kullotat dhe tokat bujqësore që i kanë në përdorim e në pronësi, një pjesë të mbjella me kulturat e tyre. Ata thonë se nëse projekti zbatohet, fshati do të mbetet pa mundësi jetese.
"Kam 20 vite që merrem me mbarështimin e deleve dhe me ketë mënyrë kemi mbajtur familjen. Sot na kanë dalë probleme të tjera dhe duan të na largojnë nga mali i fshatit Çërravë që e kemi trashëguar nga gjyshërit tanë. Në atë mal unë kam 10 hektarë të gjyshit tim."
"Ky fshat me këto toka do jetojë , do mbajmë bagëtitë. Vetëm unë kam 200 kokë dhen, ku do ti çoj? Nuk di çfarë duan të bëjnë , ata bëjnë hesapet e tyre në tokën tonë."
Një javë më parë është organizuar një konsultim publik, i cili sipas banorëve ka qenë formal dhe pa transparencë. Ata pretendojnë se bashkia e Pogradecit tashmë e ka futur këtë projekt për miratim në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak.
"Para 1 jave është bërë një konsultim publik që ka rezultuar fals. Bashkia e Pogradecit e ka futur në rend të ditës, për të miratuar këtë projektvendim, për ti marrë fshatit Çërravë tokat blegtorale. A mund të zhvillohet bujqësi e blegtori mbi panele? Është pasuria e fundit pyjore që i ka mbetur këtij fshati. Unë si anëtar i këshillit bashkiak jam kundër kësaj vendimmarrje dhe u bëj thirrje të dalin kundër kesaj iniciative. Me këtë inicativë u thonë banorëve të largohen pasi këtu nuk ka të ardhme."
Fermerët dhe blegtorët e Çërravës thonë se nuk do të tërhiqen. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat nëse vendimi nuk tërhiqet dhe kërkojnë reagimin e institucioneve shtetërore, por edhe të deputetëve të zonës, të cilët, sipas tyre, shfaqen vetëm në fushata, por jo kur fshati ka probleme jetike.
"Tokat i kemi në përdorim dhe në pronësi, një pjesë i kanë të mbjella. Nëqoftëse do zihen ato toka, nuk ka vend për bagëti e për asgje tjetër. Duhet të vijë deputeti këtu, se për vota vjen për probleme jo. Ne nuk kërkojmë dot asgjë e nuk zgjidhim dot asgjë. Atë pasuri që kemi atje mos na preket se mbajmë gjënë e gjallë."
"Kemi marrë kredi që kemi ngritur stallat dhe kemi shtuar bagëtinë. Mesa kemi dëgjuar, duan të venë panele diellore në kullotat e fshatit tonë. Do vazhdojmë protestat se na kanë rrethuar në të gjitha anët. Këtë radhë ka shkuar atje ku nuk mban më. Do protestojmë derisa të na dëgjojnë."
Banorët e Çërravës janë të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta dhe për të mbrojtur kullotat e trashëguara brez pas brezi. Ata paralajmërojnë se përballja me institucionet do të vazhdojë, derisa zëri i tyre të dëgjohet dhe projekti për panelet diellore të tërhiqet. Për ta, ky është një betejë për mbijetesën e fshatit.
Nga komunikimi me bashkinë e Pogradecit, na bëhet me dije se tokat janë në pronësi të shtetit, ndërsa nga ana e tyre u është dhënë mundësia që në rast se ka toka me çertifikatë pronësie nga banorët, të dorëzohen dokumentat përkatëse. Sipas bashkisë së Pogradecit, është projektuar që në atë zonë të bëhet një park fotovoltaik me panele diellore. Ky projekt është ende në konsultim e sipër dhe do të shihet në vijim vazhdimësia./ CNA
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përcjellë një mesazh...
Më 23 gusht 1990, vetëm katër muaj pas ndryshimeve në Kodi...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Ndarja nga jeta e analistit dhe publicistit, Artur Zheji k...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për ndarjen nga j...
Kryeministri Edi Rama prej disa kohësh ka sulmuar disa nga...
Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të...
Artur Zheji lindi më 29 gusht të vitit 1961 në Tiranë dhe ...
Ndërron jetë publicisti dhe analisti Artur Zheji, në moshë...
Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme...
Kaluan plot gjashtë ditë dhe as Erion Veliaj dhe as Mero B...
Kjo fundjavë po shoqërohet me një fluks të jartë automjete...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, në...
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është shënuar sot një flu...
Është sërish koha e futbollit italian. Serie A, kampionati...
Në Shqipëri, digjitalizimi i shërbimeve publike ka qenë nj...
Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet...
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara u shpreh sot s...
Qendra e Kërkimit të BE-së ka ndarë një parashikim mbi sit...
Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...