Seancë në Kolegjin Zgjedhor/ Nesër vendoset rreth fatit të mandatit të Lapajt
Zhvillohet nesër seanca vendimtare për mandatin e koalicio...

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar sot lidhur me problematikën ekzistente të aksit Tiranë-Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se situata është tejet shqetësuese, me gropa më keq se në rrugët e Afrikës dhe nuk ngurron ta quajë si ‘autostrada e makthit’.
“Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell dhe fluturim i qetë, pa turbulenca.
Në sediljen ngjitur ishin rastësisht Emma dhe Sophia, dy gra gjermane që po vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Ndërkohë që avioni po zbriste mbi bregdetin e Durrësit, Emma — e impresionuar nga pamja magjepsëse e detit dhe kodrave — u kthye nga unë dhe më pyeti:
— Zotëri, sa kushton një makinë me qira? Sepse duam të eksplorojmë disa qytete të Shqipërisë.
Papritur, buzëqeshja ime ngriu dhe fytyra më tradhtoi. Nuk munda ta fsheh reagimin. Ato, çuditërisht, e kuptuan mimikën time, dhe njëra prej tyre ma ktheu me shaka:
— Ju ndoshta keni më shumë frikë makinën sesa avionin?
Qesha dhe ktheva kokën nga dritarja, duke u treguar me gisht:
— E shihni atë rrugën që shtrihet nga bregdeti deri te aeroporti? Ajo është autostrada më e rrezikshme në planet.
U shpjegova që për mijëra shqiptarë, makina është dashuria e jetës. Madje, shumë prej tyre kalojnë më shumë kohë në lavazh sesa në punë.
U thashë që jeta e disa shqiptarëve vërtitet rreth timonit të makinës, dhe e vetmja sfidë e tyre është të ecin më shpejt se të tjerët në rrugë.
U thashë se çdo 100 metra në autostradë gjen nga një “budalla” që parakalon në krahun e kundërt.
U thashë se çdo dy minuta të afrohet nga pas një fshatar me “kokën me gjashtë cepa”, që të bën dritat blic-blic, duke të kërkuar të lëshosh rrugën, sikur po i pengon garën.
U thashë që ata me Range Rover apo GL nuk i ndalon policia sepse janë djemtë e biznesmenve ose dashnoret e politikanve.
U thashë se ajo rrugë, ndonëse vetëm 30 kilometra, ka më shumë pika karburanti sesa autostrada Berlin–Pekin, e gjatë 8000 km.
U thashë se aty ka më shumë gropa sesa në rrugët rurale të Nigerisë apo Kamerunit, dhe nuk krahasohet dot as me rrugët moderne që lidhin Egjiptin me Tanzaninë.
Pastaj shtova se kjo “autostradë” është si Kalaja e Rozafës: ndërtohet ditën dhe prishet natën.
Edhe kur mbesat e tyre të vijnë në Shqipëri pas 30 vjetësh, kjo rrugë me shumë gjasa do të jetë ende kantier ndërtimi.
Në fund, u referova statistikave: kjo rrugë ka më shumë aksidente sesa rruga midis Kievit dhe Moskës — madje, çdo ditë.
Në atë moment, avioni u ul por disa dhjetëra shqiptarë duartrokitën sikur sapo kishin shpëtuar nga vdekja në ajër — dhe të gjithë pasagjerët e huaj qeshën të habitur.
Ndërkohë, mua më nisi ankthi. Sepse tani më duhej të hyja në autostradën e makthit.
Thjesht… në ajër ndihesha më i sigurt sesa në rrugët e të marrëve”,-shkruan Spahiu./CNA
Zhvillohet nesër seanca vendimtare për mandatin e koalicio...
Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin ...
7 ditë që nga postimi i datës 18 gusht. Erion Veliaj dhe ...
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë int...
Festim panagjirik në të kremten e Shën Kozmait të Etolisë,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka vijuar den...
Banorët e fshatit Çërravë në Pogradec kanë dalë sot në një...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përcjellë një mesazh...
Më 23 gusht 1990, vetëm katër muaj pas ndryshimeve në Kodi...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Ndarja nga jeta e analistit dhe publicistit, Artur Zheji k...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për ndarjen nga j...
Kryeministri Edi Rama prej disa kohësh ka sulmuar disa nga...
Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të...
Artur Zheji lindi më 29 gusht të vitit 1961 në Tiranë dhe ...
Ndërron jetë publicisti dhe analisti Artur Zheji, në moshë...
Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme...
Kaluan plot gjashtë ditë dhe as Erion Veliaj dhe as Mero B...
Kjo fundjavë po shoqërohet me një fluks të jartë automjete...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...