web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konkursi për Mjekësinë/ Mesatarja e fituesve 9.7, përzgjidhen 436 maturantë

25 Gusht 2025, 20:23, Aktualitet CNA

Konkursi për Mjekësinë/ Mesatarja e fituesve 9.7,

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për maturantët që kanë zhvilluar konkursin dhe janë shpallut  fitues në degën Mjekësi e Përgjithshme.

Për vitin akademik 2025- 2026, aplikuan  2029 maturantë, u testuan 1202 dhe u përzgjodhën 436 dhe nota e tyre mesatare është 9.7.

Në degën stomatologji  aplikuan 2739 dhe u  pranuan 384. Në degën e farmacisë  aplikuan 2327 dhe u pranuan 110.

Në Universitetin e Mjekësisë mund të aplikojnë maturantët që kanë mesatare 8.5 , por përveç mesatares për degën Mjekësi e Përgjithshme maturantet kalojnë një tjetër testimi të informatizuar ku janë përzgjedhur 436 me te mirët .

Maturantët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin deri ne datën 27 gusht dhe në datën 29 gusht fillon regjistrimi i tyre pranë universiteteve./CNA

Listat, Raundi I





Lajmet e fundit nga