web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj nga burgu: Nuk më japin aktet, dua të shkoj në zyrë

27 Gusht 2025, 11:58, Aktualitet CNA

Veliaj nga burgu: Nuk më japin aktet, dua të shkoj në zyrë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, Erion Veliaj, është ankuar nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale se SPAK-u nuk i jep aktet e printuara që lidhen me hetimin e tij.

Pra, sipas kërkesës së Veliajt, duhet të printohen mbi 60 mijë faqe dokumente, të harxhohen miliona e miliona lekë dhe të hidhet pafund letër dëm, ndërkohë që materialet janë vënë në dizpozicion me USB në mënyrë elektronike dhe u janë dhënë avokatëve.

Erion Veliaj thotë se me USB nuk ka ku t’i shikojë se nuk ka kompjuter në burg.

Pra, duket se për të hapur USB kërkon t’i çojë Ulsi Manja një kompjuter në burg dhe nga ana tjetër thotë se duhet të shkojë në zyrë./ CNA

 

Veliaj nga burgu: Nuk më japin aktet, dua të shkoj në zyrë





Lajmet e fundit nga