Vijon aktiv zjarri në Tiranë dhe Devoll/ Si paraqitet situata në 24 orët e fundit
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur detaje nga situata e zja...
Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Pogradec, ku në qendër të diskutimit ishte propozimi për kthimin e kullotave të fshatit Çërravë në hapësira për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
Mbledhja u shoqërua me tone të larta mes këshilltarëve, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të zonës.
Sipas drejtuesve të Bashkisë Pogradec, dhënia me qira e këtyre tokave për energji të rinovueshme do të sillte të ardhura të rëndësishme për buxhetin vendor, duke argumentuar se kullotat nuk kanë më cilësinë e dikurshme.
Por nga ana tjetër, këshilltarë të pavarur dhe përfaqësues të fermerëve të këtij fshati, kundërshtuan ashpër këtë vendim, duke theksuar se toka është jetike për blegtorinë dhe se ndryshimi i statusit të saj bie ndesh me një sërë ligjesh në fuqi.
"Jo vetëm është një vendimmarrje jomorale, por gjithashtu edhe jolegjitime. Edhe unë si anëtar i Këshillit Bashkiak kam qenë prej fillimit kundër dhe do të jem deri në fund kundër kësaj vendimmarrjeje, e cila prek interesat e banorëve të Çërravës. Sot u shty nga bashkia e Pogradecit si projektvendim, për ta konsultuar më tepër dhe për të dalë në konkluzionet e duhura. Fakti që sot është tërhequr, do të thotë që ajo do të diskutohet edhe një herë me banorët dhe kam shumë shpresë se do të marrin vendimin e duhur."
Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që kullotat e tyre të shndërrohen në hapësira për panele fotovoltaike. Përfaqësuesi i tyre ligjor theksoi se nëse Këshilli Bashkiak i Pogradecit do të miratojë ndryshimin e statusit të tokës, do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim.
"E para, proçedura që është ndjekur nga ana e bashkisë është në shkelje të udhëzimit përkatës, se si duhet të jetë për dhënien e tokave kullotë që u nevojiten banorëve të këtij fshati. Së dyti, ka një parim. Legjitimiteti i vetë Këshillit Bashkiak vjen pikërisht nga momenti kur dëgjon dhe merr parasysh edhe vullnetin e të tjerëve që preken nga vendimi i tyre. Ne do të kërkojmë të mos miratohet nga prefekti, do t'i drejtohemi gjykatës sa i përket gjithë procedurës që do të ndiqet nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkisë Pogradec. Nuk mund të jetë interesi i një individi të tretë për të nxitur bashkinë që ta ndryshojë tokën nga kullotë në panele fotovoltaike", tha avokati Gent Serjani.
"Ishim pesë veta të pranishëm në mbledhje si përfaqësues të fermerëve e banorëve të Çërravës. Na i dëgjuan kërkesat tona bashkë me firmat që kishin marrë nga fshati. Ato janë kullota dhe do të ngelen kullota se ne me ato jetojmë sot për sot. Janë 2500 krerë të imëta që kullosin në ato kullota, plus që kemi edhe ujin e pijshëm po në ato kullota", u shpreh banori Genci Beshello.
Në sallën e Këshillit Bashkiak tensionet arritën deri në përplasje të forta dhe debate të ashpra mes këshilltarëve dhe banorëve të pranishëm. Diskutimet për çështjen e kullotave të Çërravës nuk sollën një vendim përfundimtar, pasi votimi u shty për një mbledhje të ardhshme.
Ndërkohë, jashtë institucionit, një pjesë e banorëve protestuan duke shoqëruar zhvillimet brenda sallës me thirrje kundërshtuese./ CNA
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur detaje nga situata e zja...
INSTAT ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e akside...
Projektligji i ri për PPP-të dhe koncesionet është paraqit...
Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigur...
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludi...
Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projek...
Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni kr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Lui...
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime d...
Këtë të enjte në Shkodër është mbajtur simpoziumi shk...
Vatra e zjarrit që u përhap mesditën e sotme në fshatin Br...
Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Pres...
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gji...
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një d...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri në pronësi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...