web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Dumanit në Departamentin Amerikan/ Gazetari: Mesazh i qartë, vlerësim për punën e SPAK

2 Shtator 2025, 20:54, Aktualitet CNA

Vizita e Dumanit në Departamentin Amerikan/ Gazetari: Mesazh i qartë,

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mhillin, ka folur për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në Departamentin e Shtetit, ditën e sotme.

Ferhati tha se këtë takim ai e sheh si një vazhdim të mbështetjes amerikanë për SPAK-un dhe veçanërisht për Dumanin.

Më tej, gazetari tha se Dumani është i pari zyrtar shqiptar i ftuar në DASH, në mandatin e dytë të presidentit Trump.

Takimin e sotëm në Departamentin Amerikan, Ferhati e quan një mesazh të qartë dhe një mbështetje për Dumanin.

Këtë takim e shikoj si një vazhdim të mbështetjes amerikane për SPAK dhe veçanërisht për Dumanin. Ky është një mesazh i SHBA. Në administratën e re Trump, Dumani i pari zyrtar shqiptar i ftuar në zyrat e Departamentit. Një mesazh i qartë, një vlerësim për punën e SPAK gjatë këtyre 3 viteve”, tha Ferhati./ CNA





Lajmet e fundit nga