
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa qëllim theksova se kryeministri Edi Rama nuk do t’ia hiqte kënaqësinë vetes për të parë përballë se si do të reagonin personat që po bëheshin ministra apo ata që po iknin nga detyra.
Në një fjalim të gjatë dyorësh, kryeministri Rama theksoi se cili ishte drejtimi që ai donte t’i jepte qeverisjes së vendit, cili do të ishte qëllimi i tij final dhe i qartë duke u shprehur:
“Qëllimi im është që Shqipëria të marrë në fund vulën si vend anëtar i Bashkimit Europian”.
Qeveria është e përbërë nga emra të cilët vinin surprizë, por edhe njerëz që riemërohen siç është zëvendëskryeministrja, ministri i Financave, ministri i Mbrojtjes etj., apo ministra që qarkulluan nga një institucion në një institucion tjetër.
Elisa Spiropali nga Kuvendi më parë kaloi dhe mori Ministrinë e Jashtme.
Të tjerë si Arbian Mazniku, megjithëse nuk do të jetë më ministër, ka një detyrë mjaft të rëndësishme, Reformën e re Administrative, edhe kjo në kuadër të futjes në Bashkimin Europian.
Ministrat në vetvete nuk janë individë që mund t’i krijojnë probleme kryeministrit Rama, ai shpesh i ul dhe i ngre në detyrë sipas problematikave që konstaton rrugës, por po ta lexojmë qeverinë "Rama 4" është e ndryshme nga të tjerat.
Është e ndryshme pikërisht sepse në çdo qeveri një ministër merr detyrën dhe ka disa prioritete, kurse në qeverinë "Rama 4" të gjithë ministrat, përveçse prioriteteve, kanë provime të vazhdueshme, të pandalshme, janë gjatë gjithë kohës në provim sepse puna e tyre lidhet me kapitujt e integrimit dhe futjes në Bashkimin Europian dhe targetet janë të qarta.
Dihet pika ku duhet shkuar dhe askush nuk e shmang dot provimin dhe në provime të tilla mund të ngelësh e kjo mund të na sjellë që disa nga ministritë e shpallura sot shumë shpejt kryeministri t’i qarkullojë. Pra, mund të mos çuditemi fare kur pas 3 apo 6 muajsh në një ministri të rëndësishme të ketë një ministër të ri, pasi nuk ka arritur dot rezultatet e kërkuara në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
Kështu, grupkapitujt e çelur, përveçse një detyrë shumë e vështirë për çdo lloj ministri dhe shtetin shqiptar, janë rigorozë dhe janë provime shumë të vështira ku për të ngelur shpesh dhe për ta dhënë provimin në vjeshtë nuk do të ketë kohë për ministrat. Nuk mund t’u japë dot kryeministri Rama kohë për riprovim, por thjesht dhe vetëm do të largohen dhe do të zëvendësohen, politikisht pa asnjë problem, sepse ai i ul, i ngre, i ka në dorë vetë.
Por, nga ana tjetër, tashmë vështirësia e kësaj qeverie është provimi i pandalshëm javë pas jave, muaj pas muaji, gjithçka e lidhur me grupkapitujt e futjes së vendit në Bashkimin Europian./CNA
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...