Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, mediat që janë paguar nga afera e inceneratorëve, por dhe nga familjarët e tij, të gjetura në fatura qindra mijëra euro gazetarësh dikur të mjerë, sot të kthyer në miliarderë, kanë raportuar se shtetasi italian, Gabriele Tarroni Longinotti, ka bërë një deklaratë ku ka thënë se ka gënjyer në intervistën e dhënë për gazetarin Bledian Koka në "Syri TV" se nuk e ka takuar kryebashkiakun Veliaj në dy ambiente, por i qëndronte deklarimit se kishte shkuar në Rumani për llogari të njerëzve të aferës së inceneratorëve për të marrë atje disa pajisje.
Në fakt, deklarimet dhe qëndrimet e tij mbahen në momente ngarkesash të mëdha dhe kur Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale. Dosja e inceneratorëve është duke fjetur përqafuar me prokurorin Dritan Prençi. Ky i fundit i ka materialet në dorë, edhe qëndrimet e Longinotti-t dhe shkresat e faktet e tjera që tregojnë përgjegjësinë penale apo dhe administrative të kryebashkiakut të Tiranës.
Nëse ka mashtruar, duhet të përballet me drejtësinë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk duhet t’i ndahet deri ditën e fundit, por përgjegjësinë nuk e përcakton një deklaratë e Longinotti-t.
CNA, edhe kur janë bërë qëndrimet e një individi me akuza, qoftë nga Longinotti apo dikush tjetër, ka qenë mjaft e ftohtë në argumentet e dhëna.
Ne nuk e kemi akuzuar kryetarin e bashkisë, nëse janë qëndrimet e Longinotti-t që i japin atij përgjegjësinë ligjore. Jo, në asnjë rast.
Janë deklarimet e tij në Këshillin Bashkiak, ku thotë se është ai që e ka kërkuar të ndërtohet një incenerator te landfilli i Tiranës dhe qeveria duhet ta paguajë sepse Bashkia e Tiranës është taksapaguesja më e madhe.
Qëndrojmë te përgjigjja që i jep menjëherë Alqi Bllakos, ende pa ardhur mbledhja e Këshillit Bashkiak apo pa u thirrur institucioni përgjegjës ligjor në Bashkinë e Tiranës që merr vendimet për miratimin e buxhetit, për investimet afatmesme apo afatgjata.

Qëndrojmë te mosmonitorimi. Pra, te faktet se atje duhej të ndërtohej një incenerator duke pasur një njësi të mbikëqyrjes, ka pasur përfaqësues të Bashkisë së Tiranës që më pas janë hequr, për të mos thënë se projekti është sabotuar apo janë larguar njerëzit për të mos marrë përgjegjësi ligjore.
Ka pasur përgjegjësi te fakti se një kryetar bashkie, i cili shëtiste në çdo cep të Tiranës, duhet të merrte një ditë makinën dhe të shkonte atje, bashkë me Njësinë e Zbatimit të Projektit, së bashku me stafin e tij për të verifikuar çfarë bëhej në Tiranë, landfilli nuk është i rastësishëm atje, është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës, paguhej nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe nga transferta e pakushtëzuar që jepej nga qeveria shqiptare.
Ishte një kontratë 300 milionë euro për 30 vite me ndërtimin dhe performimin e inceneratorit dhe landfillit.
Përgjegjësia është tek aktivitetet dhe investimet që bënte kompania koncesionare dhe shkonte i inauguronte Erion Veliaj dhe njerëzit nuk kishin dijeni.
Përgjegjësia është edhe te dokumentet e gjetura në kompjuterin e Ajola Xoxës për "Meg Albania", që është direkte e lidhur me landfillin e Tiranës me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
Përgjegjësia është përtej inceneratorit, te vdekja e një 17-vjeçari, siç është rasti i Ardit Gjoklajt.

Jo rastësisht, përgjegjësia gjendet te mbrojtja publike që i është bërë aferës së inceneratorëve, jo vetëm nga Erion Veliaj, por edhe nga pushteti i Rilindjes.
Se çfarë donte "Meg Albania" te kompjuteri i Ajolës, si lidhet më pas me Zoton dhe Mërtirin, si inauguron kopshte Veliaj të investuara nga kompania e inceneratorëve, janë një pjesë e së gjithës.

Si firmosën drejtorët e Erion Veliajt një kontratë për çështjen e dherave, e cila i dha kompanisë rreth 60 milionë euro më tepër kur ato përfshiheshin në fakt në kontratën koncensionare?
Këto para u paguan nga ndërtuesit shqiptarë, të cilët ua faturuan qytetarëve të Tiranës.
Këto janë disa nga ato që ne po rendisim të cilat janë jo vetëm përgjegjësi administrative, por edhe penale, mjafton t’i shohësh një pas një.
Nuk po bëjmë prokurorin dhe gjyqtarin, por ajo që kemi bërë është se kemi investiguar dhe kemi denoncuar publikisht dhe po të ishte ndalur afera që në momentin që ne kemi theksuar se nuk ka kompani të huaja holandeze apo gjermane, por është thjesht një guackë ku fshihet Klodian Zoto e më pas dirigjon Mirel Mërtiri, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, tashmë marrë në akuzë nga SPAK-u, ku cicëronte edhe një televizion si "Top Channel", që kishte ortakëri me njerëzit e inceneratorëve, që sulmonte prokurorët e SPAK-ut e që bënte avokatinë e aferave, do ishin kursyr dhjetra milionë euro.
Aty ku dikur shpërthente Erion Veliaj, sepse tashmë ia kanë mbyllur dritaren, e i kanë lënë thjesht dhe vetëm një hapësirë ajrimi.
Nuk ka rëndësi Longinotti, ai është thjesht dhe vetëm një njeri që ka folur, do të flasin të tjerë, mund të tërhiqen nga qëndrimet, rëndësi kanë dokumentet, firmat e hedhura nga Erion Veliaj, kërkesa për të bërë një landfill, mosmonitorimi i ndërtimit të tij.
Ku shkuan paratë? Si paguheshin faturat? Pse "Meg Albania" del te kompjuteri i Ajolës?
Pse inauguronte shkollat e paguara nga njerëzit e inceneratorëve Erion Veliaj dhe në fund pse e mbronte publikisht duke e ditur se çfarë po ndodhte atje?
Ishte kryetari i Bashkisë Tiranë ai që nuk linte me policinë e tij bashkiake, Inspektoratin e Mjedisit dhe strukturat e tjera në varësi të tij të pipëtinte miza në Tiranë.
Një tendë në ballkon vinte dhe e shkulte, por nuk e dinte se çfarë po ndodhte me investimet në landfill? Apo më keq akoma te kontrata e dherave që përmendëm më sipër ku drejtorët e tij firmosin, kush i urdhëroi, një pjesë të tyre që ndodhen në burg.
Ndaj dhe pafajësia e Erion Veliajt tek inceneratorët nuk fillon dhe nuk mbaron te Longinotti, as tek ato që thonë mediat e paguara apo në ortakëri me inceneratorët, as në deklarimet që mund të ndryshojë dikush, por te faktet dhe dokumentet dhe paratë e shpërdoruara të takspaguesve shqiptarë, që janë dhjetëra e qindra miliona euro, për të cilat Erion Veliaj me apo pa vetëdije duhet verifikuar për përgjegjësinë e tij ligjore.
Sepse, vlera e tyre nuk ka lidhje me çmimet e shpenzuara për brekë që dhe ato një pjesë e madhe janë paguar nga taksat e qytetarëve të Tiranës, por është shumë herë më e madhe dhe ka ngritur një strukturë të mirëorganizuar kriminale, që prej inceneratorëve shkonte te mediat.
Një kontratë koncesionare që nuk zbatohet, një investim që nuk bëhet, i shtohen miliona të tjera me një shtesë kontrate për çështjen e dherave dhe kështu paguhen mediat, bëhet propagandë për të mbajtur pushtetin.
Shumë prej tyre janë duke mbajtur përgjegjësinë e tyre penale, ndërkohë që ende askush nga përfituesit nuk ka kërkuar ndjesë publike, qoftë edhe politikisht.
Pa folur për këta të mediave që vazhdojnë dhe paguhen njësoj si dje dhe duan të na tregojnë se sa i pafajshëm është kryebashkiaku për çështjen e inceneratorëve sepse ka folur një italian, ku në fakt janë shumë italianë dhe shqiptarë të implikuar. Sikur të gjithë së bashku të ndryshojnë qëndrimet e tyre, pafajësia e Erion Veliajt nuk qëndron as te paratë që kanë marrë mediat dhe as te deklarimet e tyre, por te dokumentet dhe te firmat e hedhura dhe transaksionet e bëra, që u kanë kushtuar shqiptarëve dhjetëra miliona euro./ CNA
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...