
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, Erion Veliaj kërkoi që të dëgjohej para shkarkimit të tij nga Këshilli Bashkiak, strukturë me shumicë socialiste.
Në fakt, Këshilli Bashkiak ashtu siç e theksuam është një strukturë e kontrolluar nga mazhoranca dhe do të ishin apo jo votat e PD-së për shkarkimin e Veliajt kjo nuk ka rëndësi, por i rëndësishëm është fakti se opozita e ka kërkuar prej muajsh shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe ka qenë kryeministri që ka shkuar në kërkesën e opozitës të bërë muaj më parë duke kërkuar që të shkarkohej Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe më pas t’i çohej Këshillit të Ministrave.
Së pari zdromsi vijon të bëjë lojëra dhe cirqe thjesht dhe vetëm me një qëllim final, që për të është gjyqi në Strasburg.
Ai e di shumë mirë se, prokurorët ia kanë kopsitur kaq mirë dosjen sa thjesht dhe vetëm po shpreson të kapet pas ndonjë fije floku për ta marrë më pas qimen dhe për ta bërë tra.
Nga ana tjetër strategjia e tij është e qartë, gjithçka është e lexueshme edhe mediatikisht nga zarat e tij që qelbin erë por edhe publikisht.
Ai bëri thjesht një kërkesë, ku tha se Këshilli duhet të më dëgjojë para se të më shkarkojë.
Në fakt përgjigjja iu dha menjëherë. Erion Veliaj mund t’i çonte me shkrim mund të çonte një audiomesazh, ose mund t’i çonte përmes dy avokatëve të tij, të cilët janë përfaqësuesit e mbrojtjes në gjykatë përballë prokurorëve të SPAK.
Por nuk e bëri këtë Erioni. Erioni bëri vetëm një kërkesë ndaj Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër ai dhe avokatët e tij e dinë mjaft mirë se çfarë përcakton ligji dhe çfarë kriteresh ka për të marrë një leje.
Ka një dasmë, ka një rast vdekje, ka një rast shëndetësor dhe provim.
Kështu thotë Kodi, nuk ka tjetër. Nuk ka betim apo dëgjim në Këshillin Bashkiak dhe për këtë kemi dhe precedentin e Fredi Belerit në Himarë, i cili nuk u lejua qoftë edhe 5 minuta ose më pak, ndoshta dhe 10 sekonda për të thënë fjalën “betohem”. Nuk u la ta bënte këtë veprim. Ky është një precedent i dhënë nga gjykata në të gjitha nivelet e saj.
Por jo vetëm kaq Fredi Beleri të paktën i çonte kërkesë prokurorëve dhe gjykatave, Erion Veliaj siç tha dhe SPAK dje nuk ka çuar asnjë kërkesë në SPAK deri ditën e djeshme kur ai është shkarkuar pasi nuk e dimë çfarë mund të ndodhë sot se “çmendet” Veliaj ose avokatët e tij dhe mund të kërkojnë që të dëgjohet në Këshillin Bashkiak edhe pasi është shkarkuar nga detyra.
Se çfarë nuk bën vaki me Erionin, por e vërteta është që ai deri dje në momentin e shkarkimit nuk u ka bërë asnjë kërkesë prokurorëve siç dhe SPAK bëri njoftimin zyrtar për t’u dëgjuar pasi janë këta që japin leje, nuk e jep lejen Këshilli Bashkiak.
Erion Veliaj është në masë sigurie, me arrest në burg, me vendim gjykate, nuk është Këshilli Bashkiak që e ka marrë e ka çuar në burgun e Durrësit, por e ka çuar gjykata pas kërkesës së prokurorëve dhe janë prokurorët të cilët e japin këtë leje, nuk e jep kërkesa në Këshillin Bashkiak, as Edi Rama, as Ulsi Manja, as Mero Baze, askush tjetër.
Lejen e japin prokurorët dhe ligji e ka të mirëpërcaktuar, por mesa duket Erioni nuk ka dashur të bëjë kërkesë.
Më pas ka filluar lojërat për ta përdorur si instrument mashtrimi për apelimin e tij për të thënë se nuk u dëgjua. Por si nuk u dëgjua kur nuk bëri kërkesë zyrtare në institucionet ligjore përgjegjëse përkatëse për t’u dëgjuar?
Nuk është Këshilli Bashkiak ai që i drejtohet kërkesa, nuk është PS-ja që i drejtohet kërkesa, por janë prokurorët. Pasi prokurorët japin lejen mundet që këshilli të pranojë që të dëgjohet megjithëse ne e thamë edhe më sipër se cilat janë format dhe mënyrat me të cilat mund të dëgjohej Erion Veliaj, por nuk pranoi të bënte asnjë nga këto.
Por më e rënda është që nuk bëri asnjë kërkesë, ndaj i bie dhe alibia për të shkuar në Strasburg pasi as nuk shkoi t’i provokonte prokurorët që t’u thoshte më jepni kërkesën pasi këta të fundit ndoshta mund t’ia kishin dhënë kërkesën për të shkuar për t’u dëgjuar, por Erioni as guxoi të shkonte.
Çfarë do çojë në Strasburg dhe në gjykatë, faktin që nuk u dëgjua kur nuk bëri kërkesë për të marrë leje për të shkuar dhe për t’u dëgjuar, por thjesht u drejtua me një kërkesë Këshillit Bashkiak që nuk ka kompetenca për t’i dhënë leje Erion Veliajt?
Çfarë është ligji, pasion i Veliajt për të bërë statuse në rrjetet sociale? Se po tha Erioni që duhet të dëgjohem këtu dhe aty të gjithë duhet të hapin dyert e të shkojë?
Kjo puna e dëgjimit duke mos bërë kërkesë është njësoj si budallallëku që përsërit duke i kërkuar Gjyaktës që t’i lërë avokatët e tij të huaj megjithëse ata nuk janë përfaqësues të një vendi europian dhe ai duke e ditur shumë mirë që ligji lejon vetëm dy përfaqësues ligjorë, jo më shumë se ky numër.
Prandaj dhe dikush duhet ta qartësojë Erion Veliajn, duhet t’i thotë se me këto budallallëqe nuk ka çfarë kërkon në Strasburg se këto nuk duken hapa të bëra nga avokatë, nga juristë të ditur.
Dikush ja bën këto budallallëqe, ndoshta i bën dhe vetë nga mendja e tij, por për të shpëtuar një herë e mirë duhet të shpëtojë nga mendtë e Mero Bazes, duhet të shpëtojë nga budallallëqet që bën çdo ditë dhe Erioni të përballet me drejtësinë në institucionet përgjegjëse aty siç i takon nga ligji, jo sipas qejfeve dhe pasioneve të tij se mund të bëhet me drejtësinë ashtu siç do Erioni apo këllirat e tij mediatike./ CNA
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...