Akuzat e Ramës ndaj prokurores Elsa Gjeli/ ILD nuk nis hetim disiplinor
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim displ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pritet të shkarkohet të martën e 23 shtatorit, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak.
Veliaj kërkon që të dëgjohet përpara se të merret vendimi për shkarkimin.
Me sa duket Veliaj vazhdon luftën me Ramën. Kryeministri, në mbledhjen e Asamblesë, dha direktivat për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut. Rama doli hapur për shkarkimin e Veliajt, ndërsa ky i fundit thotë që Këshilli Bashkiak duhet ta dëgjojë.
Në fakt, Erion Veliajn nuk e shkarkon Këshilli Bashkiak nga posti i kryetarit të bashkisë. Këshilli Bashkiak e propozon dhe e shkarkon Këshilli i Ministrave.
Erion Veliaj tashmë ka gjetur një formë tjetër beteje, nuk ka kurajë të kërkojë që të dëgjohet nga Këshilli i Ministrave, që është institucioni i fundit që vulos shkarkimin e Veliajt. Nëpërmjet absurdeve kërkon që të bëjë lojërat e tij politike përballë Edi Ramës.
Kërkesa e Veliajt
E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.
Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.
Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.
E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.
E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim./CNA
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim displ...
Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë t...
Grupi parlamentar i PD-së zyrtarizon kërkesën për shkarkim...
Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë ...
Kreu i GJKKO, Erjon Bani, ka dhënë mesazhe të qarta në tak...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar se në kohën kur...
Kryeministri Edi Rama, pas betimit në Presidencë ka mbledh...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe de...
Shefi i Pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje ...
Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar një t...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur mbi gar...
Avokati Besnik Muçi në një dalje televizve ka folur për sh...
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë më tre vajzat e mitura ...
Këtë të enjte, ora 19:30, çelet edicioni i dytë i festival...
AMP ka referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për ...
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka tak...
Gazetari Elton Qyno me anë të një postimi në rrjetet socia...
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në Shkod...
Në një shkrim të radhës nga Mero Baze, i cili është provua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...