Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Shefi i Pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre fëmijëve të cilët përfunduan në spital për shkak se kishin konsumuar tri karamele kanabisi të gjetura në rrugë.
Rado tha se gjendja e dy fëmijëve 11 vjeç dhe 8 vjeç është përmirësuar, ndërsa fëmija 3-vjeçar ka pasur më shumë probleme shëndetësore dhe për shkak të komplikacioneve është dërguar në intubim.
Pasi ka shfaqur shenja përmirësimi fëmija 3 vjeç ka dalë nga intubimi.
"Atëherë, aktualisht gjendja e tri vajzave është kjo. Këto ishin tri vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç, më e madhja; tjetra ishte 8 vjeç; dhe më e vogla 3 vjeçe. Më e madhja nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë problematike. Kishte vetëm efekte të lehta të substancës që kishte përdorur. Asaj iu dha një ndihmë e veçantë, u mbajt në observim.
Vajza që ishte 8 vjeç kishte simptoma të lidhura me substancën që kishte marrë. U bë ndërhyrja e përshatshme në përputhje me gjendjen dhe sot është më mirë, me parametra normalë, e zgjuar, reagon dhe është në përmirësim.
Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeçe, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose aribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.
Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.
Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija është ekstubuar, pra është hequr nga aparati i ventilimit. Ruan parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë.
Për këtë e theksuam, për arsye sepse ne nuk e dimë se ku i gjeti fëmija, ia dhanë fëmijës apo çfarë ndodhi saktësisht. Këto janë probleme që u takojnë organeve kompetente, të cilat i kemi njoftuar që në momentin kur u paraqit rasti. A i kanë gjetur, a i kanë blerë, a ia kanë dhënë, këtë nuk e dimë.
Nga të dhënat që morëm nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose aribove që kanë qenë. Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq.
Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës.
Analizat janë marrë, analizat janë diskutuar, por qëllimi kryesor yni ishte trajtimi i menjëhershëm i fëmijës, pasi ishte në gjendje të rënduar. Problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.
Fëmija ka ardhur me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror", ka thënë shefi i pediatrisë, Rado./ CNA
Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar një t...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur mbi gar...
Avokati Besnik Muçi në një dalje televizve ka folur për sh...
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë më tre vajzat e mitura ...
Këtë të enjte, ora 19:30, çelet edicioni i dytë i festival...
AMP ka referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për ...
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka tak...
Gazetari Elton Qyno me anë të një postimi në rrjetet socia...
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në Shkod...
Në një shkrim të radhës nga Mero Baze, i cili është provua...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor I. S. alias I. X. për...
Prokuroria e Fierit ka dhënë masat e sigurisë në lidhje me...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtim...
Sot u njoftua se në datën 2 tetor është lënë seanca e Gjyk...
32 ditë kaluan. Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtri...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 2 tetor kërkesën e krye...
Sot Kuvendi u kthye në një “arenë lufte”. Sende që fluturo...
Studentët që pritet të nisin vitin e ri akademik janë përb...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, përmes një pos...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...