E lidhur me grupin “Çopja”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtim...

Prokuroria e Fierit ka dhënë masat e sigurisë në lidhje me një rast korrupsioni gjatë kontrollit teknik të mjeteve në Drejtorinë e Shërbimit Rajonal Fier.
Konkretisht prokuroria ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 7 zyrtarë të drejtorisë dhe 3 shtetas.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dha masa sigurie për dhjetë persona, mes të cilëve 7 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuara nga nenet 248, 244/1, 259/1 e 25, dhe 300, të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1173, datë 14.09.2023, filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasit A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si specialistë të kontrollit teknik, me veprime dhe mosveprime, kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, që pëmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.
Po ashtu, ka dyshime se personat nën hetim D.H. dhe J,.Q., në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë shumën prej 2000 (dymijë) Lek punonjësve të DRSHTRr, Fier, për të nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjetin e shtetasit nën hetim J.Q., që përmbajnë elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, prg.1, dhe 25, të Kodit Penal, si dhe të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.
Nga hetimi, gjithashtu ka rezultuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar, shtetasit nën hetim J.V, punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, në DRSHTRr, Fier, për procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti. Shtetasi nën hetim J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim në organet e ndjekjes penale.
Në kuadër të kësaj çështje penal, është kërkuar masë sigurimi dhe u caktua masa e sigurimit për dhjetë persona nën hetim, si më poshtë:
- Caktimin e masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., sit ë dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim J.V., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal, si dhe vepërn penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim D.H. dhe J.Q, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, e 25 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim D.N., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës./CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtim...
Sot u njoftua se në datën 2 tetor është lënë seanca e Gjyk...
32 ditë kaluan. Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtri...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 2 tetor kërkesën e krye...
Sot Kuvendi u kthye në një “arenë lufte”. Sende që fluturo...
Studentët që pritet të nisin vitin e ri akademik janë përb...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, përmes një pos...
Sot parashikohej një seancë shumë e gjatë parlamentare, ku...
Në GJKKO po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Shëndetë...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të proced...
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ka ndërruar jetë artisti i fundit i brezit të ahengut shko...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar ditë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Genar Topalli, djali i deputetes demokrate Jozefina Topall...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi këtë të mërkurë garën ...
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka d...
Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” shtyhet për në d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...