Përkujtimi i Konferencës së Pezës/ Alimadhi: Turp Bashkia e Tiranës, 16 shtatori rrjedh gjak shqiptarësh
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka d...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi këtë të mërkurë garën për të zgjedhur pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK, por i njëjti institucion duket se po harron, me qëllim, zgjedhjen e kryeprokurorit të Tiranës, një vend ku ndërthuren shumë konflikte dhe interesa. Kryeprokurorit aktual të Tiranës, Arens Çelës, i mbaron mandati shumë kohë përpara atij të SPAK-ut, këtë fund shtatori, por KLP deri më tani e ka kaluar në heshtje këtë ngjarje.
Në fakt, kjo nuk është një praktikë e re për një institucion të politizuar si KLP-ja që vepron krejtësisht në kundërshtim me frymën për të cilën u bë reforma në drejtësi. Në shumë rrethe të vendit janë lënë kryeprokurorë të komanduar. Kështu është zgjidhur problemi në prokurori si Shkodra, Elbasani, Vlora, Durrësi, Berati, Lezha, Saranda, Kukësi, ndërkohë që zgjedhje e rregullt është bërë vetëm për Dibrën, Fierin, Korçën, Gjirokastrën, që kanë drejtues me mandat të rregullt.
I njëjti truk me komandim duket se po projektohet edhe për Tiranën. “Përpjekja e KLP-së për ta paraqitur situatën si “dinamike, dhe normale proceduriale” është thjesht justifikim, por i pagëlltitshëm. Fakti që KLP si në një tender bashkie periferike, hap një konkurs e shpall, e rishpall, e mbyll pa kandidat procesin dhe pastaj, e rihapet sërish dhe përsëri kreu mbetet bosh, tregon dështim sistematik. Reforma nuk u bë që të prodhojë “drejtues t? përkohshëm”, por për të sjellë standarde të reja, bashkë me drejtësinë e re” tha një burim i brendshëm për Lapsi.al.
Në fakt, në letër, ligji është i qartë: kur një drejtues prokurorie përfundon mandatin, ashtu sikurse është rasti i Arens Çelës në Tiranë, ai mund të rikandidojë, por vetëm pasi të kalojë edhe njëherë nga e para një verifikim të plotë të pasurisë, figurës dhe performancës. Por në praktikë po ndiqet një rregull i pashkruar që ruan të njëjtën kastë të pashqetësuar në drejtim. Ky rregull është: nëse rikandidon drejtuesi aktual, konkursi nuk hapet më, nuk ka garë, nuk ka konkurrencë, atëherë, transparenca sakrifikohet në emër të Status Quo-së së korrupsionit.
Ndonëse kur Arens Çela u zgjodh tri vite më parë, u hap një garë, ajo ishte e paplotë dhe me hije dyshimi. Ai vetë kishte qëndruar i komanduar për gjashtë muaj pasi paraardhësia e tij Elisabeta Ymeri u dogj në prill 2022 nga vetingu. Por edhe pasi procedura u hap, garë nuk pati, pasi ai qe kandidati i vetëm për të kryesuar prokurorinë e Tiranës. Atëherë KLP e justifikoi këtë duke e thënë se e dogji rivalin tjetër sipas rregullit se konkurrenti duhet të ishte pjesë e prokurorisë për të cilën bëhej fjalë. Sot, tri vite më pas, duket se konkurrentët nuk mungojnë, por KLP-së i intereson me sa duket më shumë emri sesa procedura.
“Kështu e gjithë fryma e ligjit – garë e hapur, meritokraci, besim i publikut – shuhet brenda një procedure që “zgjatet në kohë” dhe që në fund të fundit mban prokuroritë pa drejtues të rregullt për muaj e vite”, tha burimi i Lapsi.al duke komentuar praktikën tashmë të kthyer në rregull, për të zhdukur garat në emër të drejtuesve të komanduar të prokurorive ashtu siç po tenton të bëhet edhe në kryeqytet./ Lapsi.al
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka d...
Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” shtyhet për në d...
31 ditë kaluan. Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtri...
Zëdhënësja e PD-së për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, n...
Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të F...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, përmes një postimi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka organizuar një diskutim mi...
Gazetarja Esiona Konomi ka bërë me dije se një ditë më par...
Ministret dhe deputetet e Kuvendit të Shqipërisë kujdesen ...
Mbrëmja e sotme do të jetë një natë magjike për futbollin ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis mbledhjen për hapjen e ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën p...
Avokati dhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sa...
Seanca në GJKKO për shqyrtimin e kërkesës së ish-president...
Pas arrestimit të punonjësit të burgut, i cili u arrestua ...
Sot në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca në ngarkim të...
Avokati Saimir Visha, pak ditë më parë bëri një deklaratë ...
Avokati Saimir Visha, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” m...
Avokati dhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sa...
Avokati dhe kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...