
Në një shkrim të radhës nga Mero Baze, i cili është provuar tashmë prej 32 ditësh si një mashtrues publik nga CNA, ka renditur disa argumente, që ai i mëson nga avokatët e Veliajt, se tashmë çështja ligjore e kryebashkiakut të Tiranës duhet të zgjidhej politikisht dhe për këtë duhet të bëhej pazar me Erion Veliajn.
Kjo, sipas Mero Bazes, pasi Veliaj duhet të shkonte në Strasburg si kryetar bashkie që të marrë prioritet. Në të kundërt, Mero Baze kërcënon se avokatët e Veliajt do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të bëhet nami.
Mero Baze shkruan se të gjitha argumentet ligjore na tregojnë se peshorja anon nga Veliaj:
“Të gjitha argumentet ligjore janë të tilla që në betejën juridike mes Partisë Socialiste dhe Erion Veliajt, peshorja anon nga Veliaj”.
Dhe duke qenë se anojnë nga Erion Veliaj, pra Mero e ka vënë “vulën”, kur thotë se:
“Është kjo arsyeja që socialistët duhet ta shmangin betejën juridike dhe duhet të gjejnë një zgjidhje politike për të mos krijuar tension mes këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, vota e të cilëve në këtë rast thjesht shpërdorohet”.
Më tej, shton se ka një pazar që të komandohet, të ushtrojë funksionet nga Erioni:
“Fakti që Edi Rama emëroi si kandidate për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliun është një gjë e mirë, pasi ka ngritur stekën e përfaqësimit politik të Partisë Socialiste në Tiranë. Në këtë rast, zgjidhja më logjike është që zonja Manastirliu të delegohet si kryetare bashkie në detyrë në Tiranë, që tani, dhe të ushtrojë funksionet e saj si kryetare bashkie e deleguar nga Veliaj, derisa ai të përfundojë betejën e tij juridike”.
Dhe në fund, Mero Baze na tregon se Erion Veliaj jep shumë mundësi për të përshpejtuar procesin.
Pra, në të gjithë materialin e shkruar prej tij, është e qartë: Ai thellon përplasjen me kryeministrin. I thotë: “Shko, bëj pazare me Erion Veliajn”. Kryebashkiaku i burgosur duhet të shkojë si pasha në Strasburg, pra, me karrigen e lidhur pas prapanicës së tij, atje ku fatkeqësisht, politikisht dhe publikisht është lëpirë Mero Baze.
Ndërsa Edi Rama e ka marrë vendimin e tij, politikisht. Në Asamblenë Socialiste e ka shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ligjërisht, edhe politikisht, mbeten vetëm pak ditë për të treguar se Edi Rama nuk mund ta lërë Tiranën pa kryetar bashkie, se ka qejf Erioni të bëjë pazare apo Mero Baze të vazhdojë të marrë “llokmat” që i jepte i burgosuri në burgun e Durrësit.
Janë këto shënimet që Mero Baze vazhdon të shkruajë për të mashtruar shqiptarët, kur, në fakt, tashmë maska e tij është çjerrë dhe ka ngelur fytyra më e neveritshme e medias në Shqipëri.
Sherri duket se po thellohet dhe pazari po kërkohet pa ndalim nga Mero Baze në emër të Erion Veliajt, kur, në fakt, as më shumë e as më pak, gjithçka tashmë ka marrë zgjidhje dhe shumë shpejt Tirana do të ketë kryetaren e re të bashkisë, jo atë që do Erioni, por atë që duan socialistët dhe që duan ta votojnë qytetarët e Tiranës./CNA
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor I. S. alias I. X. për...
Prokuroria e Fierit ka dhënë masat e sigurisë në lidhje me...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtim...
Sot u njoftua se në datën 2 tetor është lënë seanca e Gjyk...
32 ditë kaluan. Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtri...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 2 tetor kërkesën e krye...
Sot Kuvendi u kthye në një “arenë lufte”. Sende që fluturo...
Studentët që pritet të nisin vitin e ri akademik janë përb...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, përmes një pos...
Sot parashikohej një seancë shumë e gjatë parlamentare, ku...
Në GJKKO po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Shëndetë...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të proced...
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ka ndërruar jetë artisti i fundit i brezit të ahengut shko...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar ditë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Genar Topalli, djali i deputetes demokrate Jozefina Topall...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi këtë të mërkurë garën ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...