web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët

Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekanizëm për korrupsion dhe pastrim parash, përmes skemave që ka ndërtuar me OJF-të e saj. CNA ka sjellë, përmes denoncimeve dhe investigimeve, skemat e pastrimit të parave dhe të korrupsionit të bërë nga dyshja Veliaj-Xoxa dhe vijon ende të zbulojë detaje që tregojnë se kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij janë të zhytur thellë në korrupsion dhe afera. Në vendimin e SPAK-ut, CNA ka gjetur një tjetër detaj të aferave ku është përfshirë Ajola Xoxa. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar i ka shtrirë “tentakulat” deri tek inceneratori i Tiranës, përmes lidhjeve të OJF-ve të saj me kompanitë e inceneratorit. Detaji u evidentua në dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve tha se “MEG Albania”, kompani që operonte në fushën e mbetjeve, i ishte referuar nga Ajola Xoxa dhe Klotilda. Pas skemës që zbuloi hallkat e zinxhirit Ajola Xoxa-Erion Veliaj-“MEG Albania”-inceneratori i Tiranës, CNA solli lidhjen e dytë të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

3 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Lidhja e dytë e Ajola Xoxës me inceneratorët

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët

CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e parë që e çon Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës, që është kompania "MEG Albania".  

Detaji u evidentua në dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve tha se ?MEG Albania?, kompani që operonte në fushën e mbetjeve, i ishte referuar nga Ajola Xoxa dhe Klotilda.

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i "MEG Albania", kompani që vinte nga zona elektorale e Veliajt, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.

Ajola Xoxa asistonte kompaninë "MEG Albania", përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt në 2017, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Deklarimi i Erald Ismailit në SPAK

CNA zbuloi se, Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, në detyrë kryebashkiak i Tiranës, shfaqet qartë në asistencën e një kompanie për t?u futur në landfillin e Sharrës dhe më pas për t'i shitur aksionet te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Skema shkon nga Ajola tek Erioni, në zonën e tij elektorale, më pas në Bashkinë e Tiranës te landfilli i Sharrës për të përfunduar te grupi i strukturuar kriminal i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Detajet e skemës mund t?i lexoni KËTU.

 

LIDHJA E DYTË E AJOLA XOXËS ME KOMPANINË E INCENERATORIT

Pas skemës që zbulon hallkat e zinxhirit Ajola Xoxa-Erion Veliaj-"MEG Albania"-inceneratori i Tiranës, CNA do të sjellë një shkrim të dytë ku del sërish lidhja e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

CNA në prill të vitit 2024 publikoi një kontratë që lidhej me promovimin e një artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e veprës së tij "Bleta", "Harabelin" e Ajola Xoxës.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Sislej Xhafa

Nga investigimi CNA zbuloi se fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës ishin vënë në dispozicion të "Harabelit" nga "Integrated Energy", kompania e inceneratorëve.

Sipas marrëveshjes, artisti veprën "Bleta" ia dhuronte "Harabelit" dhe pastaj kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkëshorti i Ajolës, vendos që ta instalojë si vepër arti në territorin e Tiranës.

Kjo vepër duhet të qëndronte për 5 vjet në zonën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas marrëveshjes, çdo komunikim do të bëhej tresh, mes artistit, inceneratorit dhe "Harabelit".

LIDHJA E AJOLA XOXËS me galerinë "NAAN" dhe "HARABEL"

Në të njëjtën kohë, CNA zbardhi edhe lidhjen e Ajola Xoxës me galerinë "NAAN" dhe "HARABEL".

Në linkun e faqes së Ajola Xoxës (https://thepartners.al/en/contacts/), u gjet adresa e "The Partners Law Firm", Rruga Ibrahim Rugova, nr.5, Sky Tower. Adresa është e njëjtë edhe për "Harabelin".

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët

CNA në atë kohë zbuloi se "Harabeli" i kalonte Ajolës nga llogaria në Bankën Kombëtare Tregtare një qira prej 1.000 eurosh në muaj.

Në të njëjtën kohë Ajola deklaron në përshkrimin e vet të angazhimeve, edhe punësimin pranë "NAAN
Gallery", si dhe pranë "Harabel Contemoraru Art Platform".

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Përshkrimi i angazhimeve, Ajola Xoxa

VEPRA "BLETA", vënia dhe zhdukja e saj në zonën e landfillit të Sharrës

Në po të njëjtin vit në 2024, CNA i shkon më tej investigimit dhe zbulon detaje në lidhje me veprën "BLETA" të Sisjel Xhafës, që është promovuar nga "Harabeli" dhe fondet janë vënë në dispozicion nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Marrëveshja
"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Marrëveshja
"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Marrëveshja

Vepra famoze e artit e quajtur "BLETA" është kjo që do të shihni në këtë foto, që në fakt për ta shpjeguar me fjalë të vakëta është si një dritare e vjetër së cilës i është vendosur një rrjetë mushkonjash.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Vepra "Bleta"

Kjo është pikërisht vepra e artit që do të kurohej nga "Harabeli" i Ajola Xoxës dhe duhet të qëndronte për 5 vjet në zonën e inceneratorit të Tiranës.

CNA zbuloi më pas se vepra nuk ishte më në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku duhet të qëndronte për 5 vjet, por ishte zhdukur dhe nuk u mësua "fati" i saj, i asaj që në dukje ngjante me një dritare me një rrjetë mushkonjash.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Marrëveshja me "Integrated Energy"

Deklarimet në SPAK në lidhje me veprën "Bleta"

Ergys Krisiko, me datë 24.02.2025 është pyetur si person në dijen për rrethana të dobishme për hetimin.

Për bashkëpunimin me "Nan Gallery", Qendrën "Harabel" dhe "BYL-A", sqaroi se ka komunikuar gjithmonë me stafin e "Harabelit" dhe në disa raste edhe me Ajola Xoxën. Ai theksoi se ka kryer shumë punime për to, si të mëdha ashtu edhe të vogla, të cilat nuk i kujton saktësisht për t?i ndarë një nga një.

Për veprën "Bleta", të instaluar në landfillin e Sharrës, deklaroi se Qendra "Harabel" ka ftuar artistin Sislej Xhafa për të krijuar një vepër dhe studioja e tij është marrë me realizimin teknik të saj. Ai tha se është paguar nga "Harabeli" për realizimin e veprës, por nuk mban mend me saktësi shumën, që duhet të ketë qenë mes 350,000 dhe 450,000 lekëve, dhe nuk kujton nëse pagesa ishte kryer në bankë apo cash.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Deklarata e Ergys Krisikos në SPAK

Pra, këtu në këtë shkrim të dytë del edhe lidhja tjetër e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të arrestuar për disa vepra të rënda penale me 13 akuza, me kompaninë e inceneratorit të Tiranës./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj/ Skema që lidh "MEG Albania" me inceneratorin e Tiranës

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas hetimeve të thelluara që SPAK-u ka kryer për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash.

CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve ka nxjerrë në pah ?tentakulat? e Ajola Xoxës që e çojnë deri te landfilli i Sharrës. Këto nuk do të mundeshin kurrë në rast se Erion Veliaj do të ishte një qytetar i thjeshtë dhe jo deputet i Qarkut Gjirokastër apo kryebashkiak i Tiranës.

Erald Ismaili ka shpjeguar se ?MEG Albania?, kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Deklarimi i Erald Ismailit në SPAK

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i ?MEG Albania?, kompani që vinte nga zona elektorale e Veliajt, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.

Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.

Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

?Për rastin e shoqërisë ?MEG Albania?, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.

Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar?, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

Si u përfshi Ajola Xoxa në landfillin e Sharrës pas vrasjes së Ardit Gjoklajt?

Në landfillin e Sharrës regjistrohet vrasja nga pakujdesia e Ardit Gjoklajt që u mbajt e fshehtë dhe u mohua publikisht në media nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë.

Në 7 gusht 2016, u gjet i pajetë trupi i 17-vjeçarit. Ardit Gjoklaj ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ?3R? sh.p.k. në Sharrë, ndërsa familjarët rrëfenin se 17-vjeçari po punonte për të siguruar paratë për librat dhe shkollën.

Pa u mbyllur ende plaga që ende rrjedh gjak e vrasjes së Ardit Gjoklajt, në vitin 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria ?MEG Albania?, me pronar Vladimir Fezgën, regjistron adresën dytësore në landfillin e Sharrës.

Shoqëria ?MEG Albania? u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën.

Vladimir Fezga dhe kompania e tij ?Meg Albania?, përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Ku del Ajola Xoxa?

Ajola Xoxa asistonte kompaninë ?Meg Albania?, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

Në deklaratën e tij shtetasi Erald Ismaili e ka shprehur qartë që ai ishte vetëm një emër formal dhe të gjitha veprimet bëheshin nga Ajola Xoxa.

SKEMA, hallka nga ?MEG Albania? te kompania e inceneratorit të Tiranës.

Pas kompanisë ?MEG Albania? është krijuar kompania ?ECO Tirana? dhe ?ECO Recycling?.

Tashmë Vladimir Fezga, që menaxhonte impiantin e riciklimit në Sharrë pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, do të ishte edhe në shoqërinë ?ECO Recycling?.

Në vitin 2017 firmoset kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorit në Qarkun e Tiranës për 30 vite.

Kontrata u bë efektive në 2018 dhe ?Integrated Energy BV SPV? mori në dorëzim të gjithë landfillin e Sharrës dhe Vladimir Fezga u bë i panevojshëm.

Për këtë arsye ?MEG Albania? mbylli adresën dytësore në Sharrë dhe shiti aksionet që zotëronte në kompaninë ?ECO Recycling?.

Aksionet e ?MEG Albania? i bleu kompania e inceneratorit të Tiranës ?Integrated Energy BV SPV?.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Meg Albania
"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Meg Albania
"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Meg Albania
"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Meg Albania, te dhenat

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, në detyrë kryebashkiak i Tiranës, shfaqen qartë në asistencën e një kompanie për t?u futur në landfillin e Sharrës dhe më pas për t?i shitur aksionet te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Dhe sërish gjithçka kalon në skemat e kompanive të Ajola Xoxës që ?shkëlqyen? me ardhjen e Erion Veliajt në pushtet.

Skema shkon nga Ajola tek Erioni, në zonën e tij elektorale, më pas në Bashkinë e Tiranës te landfilli i Sharrës për të përfunduar te grupi i strukturuar kriminal i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Më poshtë, CNA po sjell skemën, e cila tregon qartë zinxhirin e krijuar.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Skema, nga Meg Albania te kompania e inceneratorit

Pra, ashtu siç e pasqyruam më lart, kjo është hallka që çon direkt apo indirekt Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës, pasi ka asistuar kompaninë ?MEG Albania?, si dhe ka përgatitur dokumentet që ajo të ishte kompania që do të merrej me mbetjet në landfillin e Sharrës.

Kjo kompani më pas përfundoi në duart e njerëzve të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilësuar si grup i strukturuar kriminal, si dhe të dënuar për një nga skemat më korruptive të më shumë se 30 viteve të fundit./ CNA

 

10 MUAJ ME PARE

“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfilli i Sharrës

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
Ajola Xoxa

Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekanizëm për korrupsion dhe pastrim parash, përmes skemave që ka ndërtuar me OJF-të e saj.

CNA ka sjellë, në fakt, prej vitesh, përmes denoncimeve dhe investigimeve, skemat e pastrimit të parave dhe të korrupsionit të bërë nga dyshja Veliaj-Xoxa dhe vijon ende të zbulojë detaje që tregojnë se kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij janë të zhytur thellë në korrupsion dhe afera.

Në vendimin e SPAK-ut, CNA ka gjetur një tjetër detaj që lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.

Çfarë u zbulua?

Një nga personat kyç për hetimet ka rezultuar të jetë shtetasi Erald Ismaili.

Erald Ismaili është personi, i cili në dosje del si njeriu që Ajola Xoxa e përdorte për të kryer blerjet me shuma marramendëse, që në fund ashtu siç raportoi dhe SPAK-u kapnin shifrën e 86,721,175 lekëve.

Më datë 03.03.2025, Erald Ismaili është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Gjatë marrjes në pyetje, ashtu siç dhe nënvizohet në vendimin e SPAK-ut, del një detaj mjaft interesant që e lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.

Erald Ismaili ka shpjeguar se ?MEG Albania?, një kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka e Komisionit të Ligjeve.

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, klienti Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i ?MEG Albania?, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.

Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.

Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.

?Për rastin e shoqërisë ?MEG Albania?, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.

Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar?, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët

Çfarë rezulton?

Sipas edhe denoncimeve dhe raportimeve në media nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, rezulton se shoqëria ?MEG Albania? u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfilin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën.

Vladimir Fezga dhe kompania e tij ?Meg Albania?, që përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë, ishin njohje e mëhershme e tij.

Pra, Ajola Xoxa është njeriu i përfshirë direkt apo indirekt në çështjen e landfillit të Sharrës, sepse Erald Ismaili ka thënë se kompanitë nuk janë të tijat, por të Ajola Xoxës dhe kjo e fundit është njeriu që ka përgatitur dokumentet. Nuk dihet deri ku shkon rëndësia e saj dhe sa është përfshirë, por kemi këtë fakt dhe fakte të tjera që e lidhin Ajolën me këto skema./ CNA

 





Lajmet e fundit nga