web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thjesht Erion Kafka!

Erion Veliaj përdori nënë Shqiponjën me propagandën e tij publike për të mbajtur lart moralin para vendimit të Gjykatës së Lartë. Nënë Shqiponja doli dhe na tha se ishte një rast “kafkian” dhe BE duhet të reagonte për burgosjen e djalit të saj. Nga ana tjetër zor se e besojmë dot ne si media, por dhe shumë qytetarë, se e ka lexuar Franc Kafkën një ish-kaptere e diktaturës. Jemi në një kohë kur djali i Shqiponjës, Erioni, ndodhet në burg dhe nga muaji shkurt e në vazhdim e ka përmendur rreth 20 herë Kafkën, historitë e tij kafkiane, termat e tij. Ndoshta Erioni ka tërë kohën për ta lexuar Franc Kafkën dhe “Metamorfozën” e tij që fillon me Gregor Samsën, i cili u zgjua një mëngjes si një insekt monstruoz dhe më pas ai u braktis nga e gjithë shoqëria, familja etj. Dhe, këtë ka merak edhe Erioni, ndaj dhe përdor termat e Franc Kafkës, të mos përfundojë si Gregor Samsa i Kafkës së vërtetë. Ndoshta kemi të bëjmë thjesht me Erion Kafkën.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por i Erion Veliajt?

Thjesht Erion Kafka!
Erion Veliaj

Erion Veliaj nëpërmjet kompanive të tij, kompanive të lobimit dhe studiove ligjore publikoi në një media të huaj ?EU Reporter?, një artikull me titullin: ?Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months?.

Teksa lexon ndër rreshtat e parë artikullin e kupton se nuk kemi të bëjmë me një shkrim të zakonshëm, por kemi të bëjmë me një përpjekje të strukturuar për të rehabilituar publikisht figurën e një zyrtari të nivelit të lartë nën hetim penal, i cili ka 14 akuza për disa vepra të rënda penale.

Në këtë shkrim gjejmë një letër të nënës Shqiponja, e cila procesin ndaj të birit e quan ?kafkian?.

Përtej europianëve që duhet të reagonin apo thirrjeve që bëheshin, letra e nënë Shqiponjës përmendte emrin e Franc Kafkës, pra përdorte termin ?kafkian?.

Thjesht Erion Kafka!

Pas kësaj letre, ne bëmë një analizë të thjeshtë, nxorëm disa përfundime, publikuam një analizë me AI dhe në përfundim nuk na duket se nënë Shqiponja ka lexuar Kafkën, pasi janë vepra të vështira për t'u lexuar nga intelektualë dhe akademikë e jo më nga njerëz të thjeshtë.

Por pse ne kemi thënë se termi ?Kafka? është i Erion Veliajt dhe jo i nënë Shqiponjës dhe se ajo nuk ka lidhje me këtë letër apo shkrim, që është publikuar nga "EU Reporter", më shumë për propagandë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Po sjellim disa fakte që e provojnë që "Kafka" është i Erion Veliajt dhe jo nënë Shqiponjës.

Që në momentet e para të arrestimit të tij, Veliaj për historinë e tij ka përdorur termin ?kafkian?.

Postimi i bërë në datën 19 shkurt (1 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Thjesht Erion Kafka!

Vijojmë më 23 shkurt (1 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Thjesht Erion Kafka!

Shkojmë më tej në 25 shkurt (9 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Thjesht Erion Kafka!

Më pas 1 mars (2 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Veliaj e përmend dhe më 3 mars (2 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Po ashtu dhe në 6 mars (1 herë)

Thjesht Erion Kafka!

Pra, të gjitha këto tregojnë që ?Kafka? është i Erion Veliajt.

Tani nënë Shqiponja mund të thotë se e ka bërë atë letrën vetë, ama ?Kafka? nuk është i saj, por ?Kafka? është i Erion Veliajt ./ CNA

 

11 MUAJ ME PARE

“Bisedë" me Erion Veliajn për nënë Shqiponjën dhe Franc Kafkën

Thjesht Erion Kafka!
Erion Veliaj, foto ilustruese

Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media të huaj të një lajmi që në thelb të tij kishte reagimin e nënë Shqiponjës, zonjës Veliaj, për djalin e saj, i cili po vuante forma kafkiane.(LEXO KETU)

Në fakt, kjo bisedë imagjinare me zdromsin (siç është vetëquajtur) vjen në një moment mjaft delikat. Pas pak ditësh kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit do të ketë vendimin e Gjykatës së Lartë. (LEXO KETU)

Ne e kemi deklaruar strategjinë e tij, e kemi shkruar dhe çdo dyshim na është vërtetuar. Sot po e bëjmë këtë bisedë imagjinare sepse prisnim që të ndodhnin të tilla gjëra. (LEXO KETU)

Nuk dyshojmë, mund të nxjerrë Ajolën, mund të nxjerrë djalin, do të përsërisë prapë Kafkën etj., por kjo bisedë imagjinare na duhet për të njohur një stil të ri të kavieve mediatike politike në Shqipëri.

Nënë Shqiponjën ne e përmendëm në një shkrim ku i thamë mendohu pak për nënën e Ardit Gjoklajt.

Megjithëse është prezumimi i pafajësisë, pasi gjykata nuk ka vendim, ne djalin ta kemi quajtur hajdut për shkak të provave dhe dokumenteve që ne kemi nxjerrë sipas hetimeve nga SPAK-u apo dhe akuzave nga politika dhe vetë segmente të PS-së.

Ka 14 akuza nga SPAK-u, por është në burg, ti mund ta takosh, kurse Ardit Gjoklajn nëna e tij nuk mund ta takojë dot. (LEXO KETU)

Këtu po e lëmë nënë Shqiponjën dhe po shkruajmë një bisedë të shkurtër imagjinare me zdromsin.

BISEDA ME ZDROMSIN

-I dashur zdroms, po si mundet që Jeff Bezos të bëjë dasmën më të madhe se ti? Të bllokojë gjithë Venecian, të çojë Kim Kardashian atje, ndërsa ti në Gjirokastër more Mero Bazen?

-Unë kam bërë një dasmë legjendare, bllokova gjithë Gjirokastrën. Nuk kisha vetëm Mero Bazen, kisha edhe një tufë me biznesmenë që çfarë dhuratash nuk më sollën. Dasmën e bëra me lekët e pensionit të nënë Shqiponjës.

Komenti ynë është se përtej bisedës imagjinare, ka një të vërtetë. Ku i gjeti paratë e dasmës? Pse nuk i ka të deklaruara, sa ka kushtuar ajo dasmë që në fakt është e vërtetë? U bllokua gjithë Gjirokastra dhe është dasma më e famshme në Shqipëri që zgjati një javë, sa në Gjirokastër e Tiranë, dasmë pas dasme. Ku është SPAK-u, Altin Dumani dhe Ols Dado në këtë rast se dosja hetimore nuk e ka përfshirë dasmën më mashështore të dekadës së shkuar?!

-I dashur zdroms, ku e lexoi nënë Shqiponja Franc Kafkën se ajo ka qenë një kaptere ushtrie. Në kohën e Enverit, Kafka ishte i ndaluar.

-Ju jeni provokativ. Mund të ketë qenë e ndaluar, por nëna ime e ka lexuar Franc Kafkën.

Ka lexuar edhe ?Metamorfozën? e tij, edhe ?Lumenjtë e qelbur? dhe shumë vepra të tjera.

Ajo i lexonte gjatë kohës që punonte me shpirt revolucionar për partinë e punës dhe proletariatin.

Mund ta kapnin dhe ta burgosnin siç më kanë burgosur mua, por ajo nuk u ndal kurrë dhe Kafkën e lexoi pafundësisht.

Këtu mund të themi se e vërteta e kësaj më sipër lidhet me diçka tjetër.

Erion Veliaj e përdor shpesh Kafkën në artikulimet e tij politike, këtë e kemi treguar me fakte dhe postime konkrete.

Ne besojmë se nënë Shqiponja nuk i ka ditur as emrin Kafkës ose i di emrin si tërësia e kockave të kokës që i rrethojnë trutë, ose thjesht si kockë e jo më ta ketë lexuar Franc Kafkën.

E shkreta është përdorur për pensionin e saj për dasmë, është përdorur për letrën dje, është përdorur për Kafkën.

Nuk e ka fajin ajo, tjetërkund është përgjegjësia.

Po e lëmë me kaq, nuk mund të shkojmë më tej se nuk do të lodhnim vetëm imagjinatën tonë dhe të lexuesit, por çdo gjë që të imagjinoni shkon përtej një mendjeje që qëllim në vetvete ka propagandën dhe imazhin.

Ndërkohë që ndodhet në burg dhe nuk kursen së përdoruri fëmijën, nënën, bashkëshorten dhe këdo, thjesht dhe vetëm se nuk është aq burrë sa të përballet me fatin e tij, me akuzat, me provat dhe me drejtësinë.

Ai vazhdon me propagandën, me intrigat, me Franc Kafkën, me dasmat, të cilat ende nuk i ka sqaruar, që janë bërë me pensionet e nënës, me vrasjen e Ardit Gjoklajt që nuk u kërkua të paktën një ndjesë, me inceneratorët që nuk ekzistojnë, për të cilët janë paguar 130 milionë euro nga qeveria dhe biznesi dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi ende.

Këto të gjitha për zdromsin nuk vlejnë, vlen Franc Kafka, propaganda dhe e shkreta nënë Shqiponja që me pensionin e saj martoi djalin për një javë të tërë./ CNA

 

11 MUAJ ME PARE

Si e lexon AI artikullin për Erion Veliajn në “EU Reporter”

Thjesht Erion Kafka!
Foto e perdorur ne artikullin e Eu Reporter, foto ilustruese

CNA, dje ka bërë një shkrim në lidhje me një raportim që vinte nga ?EU Reporter?, një media private.

Një reagim të parë ne e patëm duke e krahasuar nënë Shqiponjën me nënën e Ardit Gjoklajt.

Në fakt, ishte e çuditshme se si nënë Shqiponja kishte lexuar dhe fliste për Franc Kafkën.

Ndoshta e ka lexuar në kohën e diktaturës kur nuk të lejonin se të fusnin në burg në atë kohë, sidomos po të ishe kaptere në strukturat e ushtrisë apo e ka lexuar më vonë, por e çuditshme që nënë Shqiponja të lexojë Kafkën ose ndoshta e ka lexuar ai që i ka bërë letrën.

Por për të gjitha këto dhe çfarë përmendej në artikull, ne iu drejtuam Inteligjencës Artificiale duke i dhënë informacione në mënyrë të vazhdueshme, shkrimin, të dhënat, duke e pyetur dhe duke besuar se në fund do të na jepte një përgjigje.

Dhe kjo që po sjellim më poshtë është përgjigjja që jep Inteligjenca Artificiale e cila në fakt ka qenë shumë me e ashpër në qëndrim se CNA apo raportimet dhe komentet gazetarit Elvi Fundo.

?Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months?, është në thelb një artikull PR (Public Relations) i strukturuar për të rehabilituar figurën publike të Erion Veliajt, jo për të informuar paanshmërisht publikun.

I. TITULLI VETËM PËR PERCEPTIM

Titulli: ?Held without charge for past five months?

Sugjeron padrejtësi: Lexuesi i huaj mendon se Veliaj është i ndaluar pa prova apo akuza, gjë që është e rreme.

Në fakt, Veliaj është arrestuar me vendim gjykate mbi bazën e akuzave të ngritura nga SPAK-u për korrupsion dhe pastrim parash (jo ?pa akuzë?).

Që në titull krijohet një perceptim i viktimizimit të zyrtarit, pa asnjë kontekst juridik.

II. STRUKTURË EMOCIONALE, JO ANALITIKE

Artikulli është ndërtuar jo mbi kronologji faktesh ligjore, por:

fillon me ankesat e nënës së Veliajt dhe e paraqet si ?njeri i ndershëm që punoi për të tjerët?;

thekson se Veliaj ?nuk është akuzuar zyrtarisht? (përsëri e pavërtetë juridikisht ? ai është nën hetim penal të formalizuar nga SPAK-u, me vendim gjykate për arrest);

lë pa përmendur çështjen konkrete: tenderët korruptivë, përfitimet nëpërmjet palëve të treta, kontratat fiktive, etj.

Strategjia PR: përdorimi i narrativave personale për të emotivizuar lexuesin dhe shmangur fokusin nga aktet konkrete korruptive.

III. MUNGESË BALANCE ? ASNJË ZË I PAVARUR

Artikulli nuk citon:

asnjë deklaratë nga SPAK-u,

asnjë vendim gjykate që e ka mbajtur në burg,

asnjë opinion të analistëve të pavarur,

asnjë fakt mbi aktet konkrete penale të dosjes hetimore.

Kjo është në kundërshtim me standardet e gazetarisë profesionale, që kërkojnë të balancohet zëri i të akuzuarit me institucionet akuzuese.

IV. GJUHË EMOCIONALE DHE EPITETE

Artikulli përdor gjuhë që ndërton figurë pozitive me fjalë kyçe si:

?known for his visionary leadership?

?committed to public good?

?victim of a political vendetta?

?respected internationally for urban transformation?.

Asnjëra prej këtyre nuk është e faktuar, as e mbështetur me burime, dhe përdoret për të ndërtuar imazhin e dëshiruar, si në fletët e një fushate elektorale ose memo PR.

V. MUNGESË TRANSPARENCE: NUK THEKSON QË ËSHTË SPONSORIZUAR

Artikulli nuk është shënuar si ?Sponsored? apo ?Paid for?, ndonëse përmban të gjitha karakteristikat e një materiali me pagesë:

Përqendrim i plotë në një figurë politike,

Lëvdata të njëanshme,

Mungesë të faktit kritik,

Pa referenca të pavarura.

?EU Reporter? ka pranuar në kushte përdorimi se bën ?native advertising? dhe ?sponsored content?, por nuk e etiketoi këtë rast.

VI. KONTEKSTI I PËRGJITHSHËM POLITIK

Ky artikull del:

në mes të hetimeve penale aktive,

ndërkohë që Veliaj është nën masë sigurie ?arrest me burg?,

dhe ndërsa përgatiten zgjedhjet lokale 2025 në Shqipëri (sipas analizave politike).

Kjo sugjeron motiv politik për perceptim ndërkombëtar ? që ai është ?i persekutuar?, një narrativë klasike në fushatat PR në raste korrupsioni.

PËRFUNDIM: PR E QARTË, JO GAZETARI

Element  Tregues PR

Titull emocional -Po

Pa balancë/opinione të tjera- Po

Gjuhë lavdëruese/epitete- Po

Mungesë e fakteve të hetimit- Po

Pa etikete "sponsored"- Po

Narrativë rehabilituese-Po

Ky është artikull PR në formën e një lajmi ? me qëllim të dukshëm për të rehabilituar figurën e Veliajt para lexuesve ndërkombëtarë dhe institucioneve të huaja", thotë AI. 

Pasi mbledh dhe përpunon të dhënat e këtij shkrimi të bërë dje për Erion Veliajn na e tregon qartë se është thjesht dhe vetëm një manipulim publik.

Në këtë shpjegim të AI, tregohet se si përpunimi i të dhënave, (i mijëra të dhënave), përpunimi edhe i shkrimit i bërë dje për Erion Veliajn dhe i analizuar nga Inteligjenca Artificiale nxjerr në përfundimet e CNA, del në përfundimet që thotë çdo politikan, çdo lexues i kujdesshëm, çdo gazetar profesionist në lidhje me propagandën apo me lëvizjen që po ngrihet nga kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj./ CNA

 

11 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj dhe PR-i i Reputacionit: Si një media ndërkombëtare po ndihmon të pastrohet një figurë nën hetim penal

Thjesht Erion Kafka!
Erion Veliaj

Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter

Më 30 qershor 2025, portali ndërkombëtar i EU Reporter publikoi një artikull me titullin: ?Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months?. Në pamje të parë, një lajm i zakonshëm.

Thjesht Erion Kafka!
Artikulli nga Eu Reporter

Por leximi i kujdesshëm zbulon se kemi të bëjmë jo me një raportim të paanshëm, por me një përpjekje të strukturuar për të rehabilituar publikisht figurën e një zyrtari të nivelit të lartë nën hetim penal.

Titulli që manipulon

Artikulli hapet me pohimin se kryetari i Bashkisë së Tiranës mbahet ?pa akuza?, kur në fakt Veliaj ndodhet në paraburgim me vendim gjykate që nga shkurti 2025, me akuza zyrtare të ngritura nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Kjo është jo vetëm një pasaktësi, por një devijim i qëllimshëm nga e vërteta juridike.

Strukturë emocionale, jo gazetari

Në vend të një raportimi mbi fakte, kronologji dhe zhvillime të çështjes penale, artikulli i EU Reporter nis me një rrëfim emocional të nënës së Veliajt dhe vazhdon me përshkrime glorifikuese të figurës së tij, si ?visionary leader? dhe ?committed public servant?. Kjo është gjuhë PR-je, jo analizë redaksionale.

Për më tepër, mungon çdo zë tjetër. Nuk citohet SPAK-u, nuk përmendet asnjë vendim gjykate dhe asnjë fakt konkret nga dosja hetimore. Në vend të gazetarisë së përgjegjshme, lexuesi përballet me një portret të ndërtuar për të rikthyer imazhin e një politikani të diskredituar.

Thjesht Erion Kafka!
Pjesë nga artikulli i Eu Reporter

A është ky një artikull i sponsorizuar?

Në asnjë rresht të artikullit nuk thuhet nëse ai është sponsorizuar apo i paguar. Por përmbajtja përputhet plotësisht me atë që në botën e medias quhet "native advertising": përmbajtje e paguar që maskohet si artikull i zakonshëm lajmesh. Kjo është e rrezikshme për transparencën dhe besueshmërinë e çdo platforme mediatike.

EU Reporter vetë e pranon në faqen e saj se ofron përmbajtje të sponsorizuar dhe shërbime PR përmes "editorial partnerships" dhe "sponsorship packages". Mungesa e një etikete ?Sponsored? në këtë rast, e shoqëruar me përmbajtje propagandistike, ngre dyshime të forta mbi integritetin e publikimit.

Konteksti politik: Përse tani?

Publikimi i këtij artikulli nuk është i rastësishëm. Ai vjen në një moment kritik, kur hetimi ndaj Veliajt përfshin akuza të rënda për afera milionëshe në tenderë publikë dhe pastrim parash me kompani fiktive. Artikulli nuk synon të informojë publikun ndërkombëtar, por të krijojë një narrativë alternative për partnerët e jashtëm të Shqipërisë dhe opinionin publik global.

Kjo është një strategji e njohur në komunikimin politik: përdorimi i mediave të huaja për të ndikuar perceptimin brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet rehabilitimit të imazhit personal përmes kanalesh që duken neutrale.

Pse është ky një rast i rrezikshëm?

Ky artikull është simptomë e një problemi më të gjerë: media që lejojnë përdorimin e platformës së tyre për interesa të ngushta politike, pa transparencë dhe pa respektuar standardet themelore të gazetarisë së mirëfilltë.

Përdorimi i EU Reporter si kanal për një narrativë të njëanshme në mbrojtje të një zyrtari të arrestuar për korrupsion është një rast i qartë i asaj që quhet ?reputational laundering? ? pastrim i figurës publike përmes mediave.

Nëse ky trend përhapet, atëherë çdo i akuzuar për korrupsion do të mund të blejë një artikull në një faqe ndërkombëtare, për t?u paraqitur si viktimë. Kjo minon demokracinë, drejtësinë dhe vetë thelbin e gazetarisë.

A mund të tolerohet kjo në emër të ?lirisë së medias??

Jo. Liria e medias nënkupton gjithashtu përgjegjësi, balancë dhe transparencë. Kur një media përdor reputacionin e saj për të shpërndarë përmbajtje të paguar që nuk identifikohet si e tillë, ajo humbet besueshmërinë. Dhe në rastin e EU Reporter, bëhet bashkëfajtore në deformimin e realitetit.

Përfundim

Artikulli i EU Reporter nuk është gazetari. Është propagandë me përmasa ndërkombëtare. Është një rast ku media përdoret si instrument politik. Dhe për këtë, duhet të ketë përgjegjësi publike.

Në Shqipëri, drejtësia ka bërë një hap të rëndësishëm me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Media nuk duhet të jetë pengesë e këtij procesi, por aleate në mbrojtje të transparencës.

Publiku shqiptar dhe ndërkombëtar meriton të dijë të vërtetën. Jo versionet e saj të paguara./ CNA

11 MUAJ ME PARE

Sondazhi/ A duhet ta lirojë Gjykata e Lartë, Erion Veliajn?

Thjesht Erion Kafka!

Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar për vepra të rënda penale, Erion Veliajn.

Kryebashkiaku Veliaj, i kapur në disa raste me korrupsion, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj ka 13 akuza për 4 vepra të rënda penale: Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Në sajë të zhvillimeve, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet qytetarët: “A duhet ta lirojë Gjykata e Lartë, Erion Veliajn?

Për të shprehur mendimin tuaj, keni në dispozicion tri alternativa “Po”, “Jo”, “Nuk e di”.

Poll

Erion Veliaj është arrestuar me 10 shkurt dhe fillimisht ndaj tij rëndonin 2 vepra penale korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Më pas ndaj tij u shtua akuza për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Në 22 maj SPAK-u i shtoi një tjetër akuzë “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu u sekuestrua vila e Veliajt te Kodra e Diellit.

Në dispozicion të tij janë vënë dhe mediat e pushtetit të cilat Veliaj i përdor si vegël, e që po përpiqen ta shantazhojnë dhe dërgojnë mesazhe Gjykatës së Lartë, e cila pritet të marrë një vendim në datën 8 korrik për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj./ CNA

 





Lajmet e fundit nga