web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga institucionet

CNA, përmes materialeve, informacioneve dhe të dhënave të mbledhura, zbuloi një skandal që përfshin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, ku “viktimë” është taksapaguesi shqiptar. Nga të dhënat CNA zbuloi se deputetët e parlamentit shqiptar paguhen nga 4-5.5 milionë lekë të vjetër, pra nga 4 mijë deri në 5,500 apo 6000 euro në muaj dhe brenda kësaj page totale përfshihen dieta, shpërblime, pjesëmarrja në komisione etj. Në analizën e këtyre informacioneve u zbulua një skandal se deputetët merrnin 170 mijë lekë për shërbimet telefonike. Ku qëndron skandali Ne vëzhguam dhe nxorëm ofertat e dy kompanive kryesore mobile në Shqipëri, One dhe Vodafone, dhe në një lexim të thjeshtë të ofertave që ata kanë online, pagesa që bëhen nga parlamenti e konsumi që bëjnë deputetët dhe ajo që vjen nga ofertat janë tri herë më të larta. Paketat e ofruara nga kompanitë telefonike ku përfshihen një sërë shërbimesh si internet, roaming, minuta etj., kapin shifrën e 5-6 mijë lekë të rinj. Në rastin tonë, deputetët marrin 170 mijë lekë për këto shërbime, ku sipas të dhënave rezulton që diferenca përfundon në xhepat e tyre. Në Kuvend paguhen nga taksat e qytetarëve 140 deputetë për shërbimet telefonike me një vlerë 170 mijë lekë të vjetër për secilin prej tyre. Në një përllogaritje të thjeshtë rezulton se në një muaj, shqiptarët paguajnë 24 milionë lekë për shërbimet telefonike të deputetëve, ndërsa në një vit paguajnë 300 mijë euro. Kjo është një shumë mjaft e madhe, pasi mund të shërbejë për gjëra shumë herë më të rëndësishme sesa të përfundojë në xhepat e deputetëve, ku shumë prej tyre nuk u kemi dëgjuar as zërin në Kuvend. Pra, deputetit i jepen 170 mijë lekët të paguajë telefonin, ndërkohë fatura e tij vjen 20-40 apo 50 mijë lekë dhe pjesën tjetër të parave e fut në xhep. Parlamenti mund t’i paguajë deputetit shpenzime telefonike deri në një limit, deri në 5-6 mijë lekë të rinj, sipas ofertave maksimale të dhëna nga kompanitë mobile dhe çdo gjë tjetër më tepër apo më pak paguhet nga secila palë. Pas këtyre denoncimeve ende nuk kemi marrë një reagim nga Kuvendi apo nga strukturat përkatëse, të cilat ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë skandal. Ashtu siç e kemi paralajmëruar ne do të vazhdojmë të denoncojmë këtë vjedhje të vazhdueshme deri në momentin që do të ketë një reagim dhe një strukturë përgjegjëse e Kuvendit të dalë në një veprim për të shkurtuar këtë lloj shpenzimi që mund të duket i vogël në krahasim me të tjerët, por në fakt ka një peshë të madhe dhe rëndon mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

3 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Deputetët që s’na duhen/ Vjedhin lekët e telefonit

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga

Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA zbuloi lehtësisht se deputetët e parlamentit shqiptar paguhen nga 4-5.5 milionë lekë të vjetër, pra nga 4 mijë deri në 5,500 apo 6000 euro në muaj dhe brenda kësaj page totale ku përfshihen dieta, shpërblime, pjesëmarrja në komisione etj., është edhe pagesa për telefonin.

Një pagesë që shkon rreth 170 mijë lekë në muaj. Ne vëzhguam dhe nxorëm ofertat e dy kompanive kryesore mobile në Shqipëri, One dhe Vodafone, dhe në një lexim të thjeshtë të ofertave që ata kanë online, nuk po flasim për ofertat e biznesit që janë edhe më favorizuese, rezulton se sa dhe për çfarë i përdorin deputetë tanë, pagesa që bëhen nga parlamenti e konsumi që bëjnë deputetët dhe ajo që vjen nga ofertat janë tri herë më të larta.

Pra, me rreth 5-6 mijë lekë të rinj deputetët do të siguronin paketa spektakolare, të thjeshta, oferta që kanë roaming pa limit, thirrje hyrëse, dalëse, internet etj., ndërkohë marrin trefishin e pagesës, pra një vjedhje e hapur. Një pagesë trefish që kushton dhjetëra miliona lekë vit për vit dhe qindra miliona lekë për një mandat.

Dhe, vazhdojnë ofertat, ulen kostot e shpenzimeve të telefonit për të gjithë qytetarët, ndërsa për deputetët vazhdojnë të qëndrojnë të larta.

Ne sollëm një material të plotë duke pritur dhe reagimin e Kuvendit për këto tarifa, pasi nuk do të mjaftohemi me kaq, duke e lënë këtë vjedhje të përmuajshme thjesht si denoncim, por do ta sjellim disa herë, do ta publikojmë deri në momentin që do të ketë një reagim dhe një strukturë përgjegjëse e Kuvendit të dalë në një veprim për të shkurtuar këtë lloj shpenzimi që mund të duket i vogël në krahasim me të tjerët, por ka një peshë të madhe.

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga
Paketa nga kompanite telefonike
Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga
Paketa nga kompanite telefonike

Është një buxhet mjaft i madh që mund të shkojë për shumë gjëra të tjera dhe nuk ka pse të vidhet dhe të shkojë në xhepat e deputetëve për të ngrënë një drekë, ndoshta janë shumë pak, por një shishe verë e shtrenjtë e pirë nga një deputet, e cila vidhet nga pagesat që bëhen për telefonin.

Pra, deputetit i jepen 170 mijë lekët të paguajë telefonin, ndërkohë fatura e tij vjen 20-40 apo 50 mijë lekë dhe pjesën tjetër të parave e fut në xhep, tërësisht e padrejtë. Parlamenti mund t?i paguajë deputetit shpenzime telefonike deri në një limit, deri në 5-6 mijë lekë të rinj, sipas ofertave maksimale të dhëna nga kompanitë mobile dhe çdo gjë tjetër më tepër apo më pak paguhet nga secila palë.

Pra, nëse fatura e telefonit është 3 mijë lekë të rinj dhe duhet t?i paguajë 17 mijë lekë, ato para i mban buxheti i Kuvendit dhe nuk kalojnë për deputetin përkatës.

Në rast se limiti është 5 mijë lekë dhe telefoni shkon 8 mijë lekë, diferencën e paguan vetë nga xhepi deputeti, pasi telefonat nuk i përdorin vetëm për hallet e popullit, por i përdorin edhe për qejfet e tyre dhe për familjen apo për punë të tjera.

Ndaj dhe ne e kemi sjellë këtë shqetësim, i cili në fakt vlen me dhjetëra e dhjetëra miliona lekë që me një sezon po të mblidhen do t?i shërbenin shumë buxhetit të Kuvendit për të bërë gjëra shumë më të mira sesa t?i vjedhin deputetët dhe t?i përdorin për qejfet e tyre./ CNA

 

11 MUAJ ME PARE

Si i vjedhin deputetët paratë që shqiptarët u paguajnë për shërbimet telefonike?

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga
Foto ilustruese

CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë paguajnë nga 4-5.5 milionë lekë për shërbimet telefonike, për dietat, për karburantet, për komisionet etj.

Një nga detajet që në fakt na tërhoqi vëmendjen dhe vendosëm t’i shkonim më tej ishte fakti që shqiptarët paguajnë për shërbimet telefonike të një deputeti 170 mijë lekë të vjetër.

Lind pyetja, pse dhe për çfarë duhet të paguajnë 170 mijë lekë për telefonin?

Nga të dhënat dhe burimet e marra nga CNA në kompanitë celulare, disa prej tyre nuk i kapin kuotat as 50 mijë lekë të vjetër.

Pra, nëse do të merrnin paketat që ofrojnë kompanitë telefonike, që shkojnë maksimumi rreth 60 mijë lekë të vjetër, nga e cila do të përfitonin internet, roaming, megjithëse tashmë në Ballkanin Perëndimor kur lëvizin është bërë “free” dhe me paketën maksimale që u ofrohen bizneseve 40 GB internet që shumë nga deputetët nuk e përdorin, megjithëse mund të shikojnë dhe filma vizatimorë, por dhe të tjerë që lëvizin jashtë nuk mund të shpenzojnë më shumë se 20 GB internet apo të kenë roming 24 orë etj., kostot e të cilave janë maksimumi nga 50-60 mijë lekë të vjetër.

Kjo pjesë diference për shumicën e deputetëve, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, vidhet sepse faturat e tyre telefonike nuk e kapin kanë vlerën 170 mijë lekë.

Janë shumë herë më pak, kjo për shkak të çmimeve që janë ulur dhe tarifave që kanë kompanitë.

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga
Paketa nga kompanite telefonike
Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga
Paketa nga kompanite telefonike

Në Kuvend paguhen nga taksat e qytetarëve 140 deputetë për shërbimet telefonike me një vlerë 170 mijë lekë të vjetër për secilin prej tyre.

Në një përllogaritje të thjeshtë, shqiptarët në një muaj paguajnë 24 milionë lekë shërbimet telefonike të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, në vit paguajnë rreth 300 milionë lekë. Pra, rreth 300 mijë euro në vit paguajnë shqiptarët për telefonat e deputetëve.

Ndërkohë që më shumë se gjysma e kësaj vlere vidhet. Një vjedhje ashiqare dhe e pastër sepse tarifat dhe ofertat që kanë kompanitë telefonike, që, siç e përmendëm më lart, me 5-6 mijë lekë të rinj e kishin zgjidhur hallin.

Në rast se do të ulej kjo tarifë dhe pagesat për deputetë të bëheshin diku te 6 mijë lekë, do të shkonte nga 24 milionë në 8.4 milionë lekë, dhe në total shpenzimi vjetor do të ishte rreth 100 mijë euro.

Pra, do të kurseheshin gati 200 mijë euro në vit. Janë 1 milion euro afërsisht në katër vite që kursehen vetëm nga ndalja e vjedhjes që bëjnë deputetë me shumën e lekëve, të cilën e marrin për shkak të detyrës së tyre si deputetë për pagesat e telefonave.

Sot, me paketa 5 apo 6 mijë lekë të rinj, gjithçka zgjidhet. Ndërkohë që deputetët tanë marrin 170 mijë lekë për telefonin.

Ka dhe shumë gjëra të tjera që mund të diskutohen, por kjo është më thelbësorja.

Pa folur pastaj për këto mbledhjet e famshme të komisioneve që firmosen fiktivisht ku shkojnë dhe ku nuk shkojnë apo dietat që marrin etj., të cilat bëjnë që deputetët tanë të kenë rrogat më të majme në Europë./ CNA

11 MUAJ ME PARE

Sa paguajnë shqiptarët për një deputet?

Skandali, deputetët vjedhin lekët e telefonit, asnjë reagim nga

Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar një shumë marrëmendëse për mbulimin e pagave apo përfitimeve të tjera që kanë deputetët e Kuvendit.

CNA po sjell një shifër rreth asaj që sa u kushton një deputet i Kuvendit qytetarëve shqiptarë.

Sipas të dhënave, ndërkohë që një deputet në Kuvend ka një rrogë rreth 3,100 euro, qytetarët shqiptarë paguajnë për shpenzimet e tyre si më poshtë:

-Për shërbimet telefonike, rreth 170 mijë lekë,

-Rreth 75,mijë lekë për dietat,

-Për komisionet 20 mijë lekë të vjetër, për mbledhje nga 5-20 të tilla, vlera maksimale e të cilave shkon rreth 40,000 lekë,

Pra, për ato komisione që i shikojmë sikur po bëjnë ndonjë punë të madhe.

-Marrin pagesa për karburante rreth 30 mije lekë,

-Për dieta marrin rreth 75 mijë lekë.

Pra, këtu bëhet fjalë për një deputet që merr rreth 5 milionë lekë bruto dhe neto rreth 4 milionë lekë.

Këto janë për deputetë e Qarkut të Tiranës sepse deputetët e rretheve marrin dhe para shtesë jo vetëm karburantin, por edhe për hotelin apo qiranë në zonat e tyre elektorale.

Dhe, duke iu shtuar dhe këtë pjesë, një deputet shqiptarëve u kushton nga rreth 4 deri në rreth 5.5 milionë lekë të vjetër./ CNA





Lajmet e fundit nga