
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dëgjohen trumbeta për nevojën e prezencës dhe mungesën e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që pasi konstatoi zyrtarisht mungesën për më shumë se 3 muaj, vendosi t'i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e Veliajt.
Nuk ka seancë dëgjimore për një procedurë shkarkimi të nisur për shkak të mosparaqitjes në detyrë për 3 muaj rresht.
Këshilli, në këtë rast, ka për detyrë thjesht të konstatojë faktin.
Nuk kanë rëndësi arsyet sa kohë ligji nuk parashikon "lehtësira" për "mungesa me arsye".
Ndërkohë që të gjithë përfaqësuesit e PD-së në debate sqarojnë që Veliaj duhej shkarkuar, në mënyrë absurde po i japin argumente mbrojtjeje Veliajt kur thonë që ai duhet të shkonte në bashki që ta dëgjonin.
Po pse do ta dëgjonin?
Ligji thotë 3 muaj mungesë!
Çfarë do të dëgjonin? Çfarë ndryshon në arsyet që mund të ketë pasur Veliaj? Opozita në Këshillin Bashkiak kishte në mend ndonjë opsion që e shfajësonte për mungesën më shumë se 3-mujore në detyrë?
Në varësi të arsyes do të shihnin si do të votonin?
Talentet opozitare harrojnë se nëse Veliaj hynte në bashki, nuk shkarkohej dot më! Sepse në momentin që Veliaj hynte në bashki, ai praktikisht kishte shkuar në punë!
Ne nuk mund ta dimë pse Veliaj nuk kërkoi leje në prokurori për të marrë pjesë në mbledhje.
Sepse mbase mund ta kishte marrë lejen! Sot nuk mund ta dimë më si do të kishte shkuar fati i asaj kërkese. Por supozojmë që nëse Veliaj do të kishte hyrë në bashki, këshilltarët nuk e shkarkonin dot pas kësaj.
Pastaj Veliaj thjesht mund të thoshte "hajde se flasim prapë pas 3 muajsh".
Nga ana tjetër, të njëjtët avokatë që nuk e këshilluan Veliajn që të formalizonte kërkesën për leje në prokurori për të shkuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i kanë mbushur mendjen klientit të tyre që do të ankimojnë vendimin e qeverisë në Gjykatë Kushtetuese.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin, në rastet kur nisma nuk është e vetë Këshillit të Ministrave (rasti i mungesës për 3 muaj), është akt administrativ i zakonshëm, që ankimohet në Gjykatën Administrative.
Rasti kur propozimi vjen nga Këshilli Bashkiak, nuk ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i djeshëm i qeverisë ankimohet vetëm në Gjykatën Administrative.
Avokati Genc Gjokutaj dhe ndonjë tjetër e kanë kapur këtë detaj, si dhe e kanë deklaruar edhe në disa dalje të vetat publike.
Neni i sipërcituar për shkarkimin, ka 3 raste kur mund të iniciohet shkarkimi.
2 rastet e para janë me nismë të vetë Këshillit të Ministrave.
Këto raste ankimohen në Gjykatën Kushtetuese.
Rasti i tretë është ky që është zbatuar për shkarkimin e Veliajt.
Pra: Këshilli Bashkiak propozon, Këshilli i Ministrave vendos!
Ky rast ankimohet në Gjykatën Administrative.
Dhe avokatëve të Veliajt, shqiptarë e të huaj, mesa duket nuk i ha shumë meraku për klientin e tyre./CNA
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...