
Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK dhe dërgimit në gjyq të Erion Veliajt, pati një reagim të avokatëve të kryebashkiakut.
Një reagim që përtej gënjeshtrave se nuk ka fakte apo prova për abuzimin me detyrën të Veliajt, (ku SPAK e ka sqaruar me detaje dhe e ka hetuar), na thonë se procesi është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës, duke iu referuar Ols Dados.
Më shumë se një reagim mund ta quajmë një “vetëvrasje”, pasi hedh poshtë atë që kryebashkiaku dhe avokatët i kanë mëshuar gjatë gjithë kësaj kohe, se prokurori ka nisur hetimet për hakmarrje dhe se është në konflikt interesi pasi sipas pretendimeve të tyre ka kërkuar një shtesë mbi lejen.
Ndërkohë në këtë reagim avokatët e Veliajt na thonë që procesi është kryer nga një invidid që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës.
Në fakt, nuk është një prokuror sipas reagimit por janë dy që kanë kryer hetimet, Ols Dado dhe Altin Dumani, njëri prokuror dhe tjetri edhe drejtues i institucionit të SPAK.
Reagimi është kryekëput qesharak pasi thotë se Ols Dado nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës, ku në fakt Ols Dado ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Tiranës.
Po i lëmë këto. Shkojmë përtej saj.
Erion Veliaj dhe avokatët na thanë se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi dhe ka nisur hetimin për “hakmarrje” dhe tani kanë hequr dorë nga kjo tezë.


Ja si kanë gënjyer.
Sot është dita e 24 dhe ne i kemi kërkuar të publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados mbi lejen dhe refuzimin me firmën e Veliajt për këtë leje dhe as Veliaj, as Mero Baze roja e tij dhe e vetmja mbetje mediatike që e mbështet dhe as avokatët nuk e kanë nxjerrë këtë dokument.
Tani në reagimin e fundit kanë hequr dorë dhe na thonë se procesi është nisur nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës.
Tani ose janë mashtruesa avokatët bashkë me Veliajn dhe Mero Baze ose janë budallenj se vetëm një budalla mund ta bëjë një gafë të tillë.
Të biesh brenda në gënjeshtrën tënde.
Pasi njëherë na thonë se prokurori është në konflikt interesi dhe e ka bërë për hakmarrje, tani na thonë se nuk ka qenë prokuror.
Ols Dado jo vetëm që është prokuror por ka kaluar dhe vetingun nëse nuk e dinë këta avokatët. Me shumë gjasa këto deklarata nuk i shkruajnë avokatët megjithëse marrin autorësinë.
Ndoshta autori është në burgun e Durrësit se nuk munden jursitët të shkruajnë budallallëqe të tilla. Siç e kemi kapur mat herën e parë me dokumentin që na thanë se Ols Dado kishte bërë kërkesë për një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe se ishte në konflikt interesi, që sot pas 24 ditësh nuk e kanë nxjerrë dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Veliajt, ne do të vazhdojmë ta nxjerrim çdo ditë pandalim edhe për këtë çështje.
Do të fillojmë nga sot e në vazhdim të kërkojmë të na shpjegojnë ligjërisht pse nuk qenka prokuror i shtetit Ols Dado dhe Altin Dumani?/ CNA
Qeveria ka miratuar projektligjin për menaxhimin e integru...
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliajt kanë reaguar pasi ...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet social...
GJKKO lë në fuqi masën "arrest në shtëpi për avokatin Besa...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme sot ka mbyllur hetimet ...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznes...
Ish-kryetarja e Komisionit të ligjeve, personi që prishte ...
SPAK-u ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen për çiftin ...
SPAK-u mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim bashkëshorten e...
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dos...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ...
Avokati Besart Logu, me anë të një postimi në rrjetet soci...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci” është sh...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar...
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 25 shtator për zhvillim...
Prokuroria e Beratit ka ndarë detaje nga hetimet e zhvillu...
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e ...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar masën “Arrest në shtëpi” p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...