web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria miraton projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve

10 Shtator 2025, 19:56, Aktualitet CNA

Qeveria miraton projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Qeveria ka miratuar projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Projektligji ka si qëllim krijimin e një sistemi dhe menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.

Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Projektligji përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke u fokusuar në:

• parandalimin ose reduktimin e mbetjeve;
• minimizimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe trajtimi i tyre;
• rritjen e eficiencës në përdorimin e burimeve.

Nga fusha e zbatimit të këtij ligji përjashtohen disa kategori të posaçme, si shkarkimet në atmosferë, tokat e paprekura, dherat e pastra të përdorura për ndërtim, mbetjet radioaktive, anijet e dala jashtë përdorimit, mbetjet nga aktivitetet minerare, ujërat e përdorura dhe nënproduktet shtazore të caktuara.

Ky projektligj është i përafruar me Direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Mbi mbetjet”, duke siguruar harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e Bashkimit Evropian./ CNA





Lajmet e fundit nga