web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gonzato pret kryetaren e KLP-së/ Diskutohet emërimi i kreut të ri të SPAK-ut

10 Shtator 2025, 13:13, Aktualitet CNA

Gonzato pret kryetaren e KLP-së/ Diskutohet emërimi i kreut të ri

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani.

Në njoftimin e bërë nga delegacioni i BE-së, thuhet se në takim u diskutua puna për të ardhmen dhe momentet kyçe, përfshirë emërimin e kreut të ri të SPAK-ut.

Më tej thuhet se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të kreut të ri të SPAK-ut.

Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ambasadori i BE-së, Gonzato, u takua me znj. Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e kreut të ri të SPAK-ut. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”, thuhet në njoftim./CNA





Lajmet e fundit nga