web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e grupit të Çopjas/ GJKKO lë në burg Soni Pepën

9 Shtator 2025, 12:18, Aktualitet CNA

Pjesë e grupit të Çopjas/ GJKKO lë në burg Soni

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë Soni Pepës, i ekstraduar dy ditë më parë nga Republika Domenikane.

GJKKO ka caktuar për Pepën masën e sigurisë “Arrest me burg”. 

Në 5 shtator të këtij viti, Interpol arrestoi shtetasin shqiptar Soni Pepa në Santo Domingo. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në trafikun e drogës. Gjatë arrestimi iu gjetën një pasaportë shqiptare, dokumente italiane dhe 5 telefona celularë të koduar, si dhe para cash.

40-vjeçari lidhet me ngarkesën prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

40-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende europiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.

Pepa njihet dhe si pjesë e grupit të Çopjave./ CNA

 





Lajmet e fundit nga