SPAK lëshon masë arresti për avokatin Besart Logu
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar masën “Arrest në shtëpi” p...

Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një strukturë të re organizative, e hartuar mbi një konsulencë britanike që ai ia faturoi institutit të themeluar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Sipas Ramës, modeli do të adaptohej edhe nga bashkitë e tjera të vendit, të cilat nën urdhrat publikë të tij, po zëvendësonin të gjithë administratorët dhe drejtorët e shërbimeve publike.
Për shkak të mungesës së transparencës nga institucionet publike, është e paqartë se çfarë parashikon struktura e re e Bashkisë së Tiranës dhe kostoja që taksapaguesit e kryeqytetit u paguan konsulentëve britanikë.
Konsulenca për Bashkinë e Tiranës që Rama ia faturoi Institutit “Tony Blair”, në fakt ofrohet nga një tjetër kompani britanike e quajtur "Delivery Associates", një firmë konsulence e themeluar në vitin 2013 nga Sir Michael Barber, një bashkëpunëtor i Tony Blair dhe pjesë e administratës së tij në vitet 2001-2005.
Por nga viti 2024, kur ardhja e saj u trumbetua nga kryebashkiaku Erion Veliaj si një ‘audit’ i bashkisë, nuk ka asnjë informacion se çfarë shërbimesh ka ofruar kjo kompani.
Bashkia e Tiranës refuzoi të vinte në dispozicion të BIRN kontratën me “Delivery Associates” me pretendimin se sektori i Arkivit nuk mund ta identifikonte dokumentacionin, ndërsa kërkoi nga BIRN numrin dhe datën e protokollimit të dokumentit për ta identifikuar atë.
Arsyetimi absurd i bashkisë u mbështet dhe nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që nëpërmjet një përgjigje ndaj ankesës së redaksisë, e pranon këtë arsyetim të institucionit publik si të drejtë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile e konsiderojnë mungesën e transparencës për reformën e nisur si shqetësuese dhe antiligjore.
Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, i tha BIRN se mospublikimi i kontratave të konsulencës në platformat zyrtare ose mosbërja e tyre e aksesueshme për publikun përmes një kërkese për informacion, “përbën jo vetëm shkelje të qartë ligjore, por edhe mungesë vullneti dhe integriteti politik”.
Sipas tij, si ligji “Për vetëqeverisjen vendore” ashtu edhe ai “Për të drejtën e informimit” e konsiderojnë transparencën si një parim themelor të qeverisjes vendore dhe detyron çdo bashki të publikojë kontratat dhe informacionin financiar në faqet e saj zyrtare.
“Mosrespektimi i këtyre dispozitave tregon një distancë të madhe mes premtimeve për qeverisje të hapur dhe praktikave reale, duke dëmtuar besimin e publikut dhe duke rritur perceptimin për mungesë llogaridhënieje në menaxhimin e fondeve publike,” tha Haxhimali.
Për drejtuesin e "Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, kjo sjellje tregon bunkerizimin e institucioneve dhe nevojitet “vullnet politik e mekanizma ligjorë për të zbatuar të drejtën e informimit”.
“Nga eksperienca jonë dhe praktika kemi kuptuar që institucionet publike, ku hyn edhe Bashkia Tiranë, janë transparente nëse kërkon informacione josensitive si të dhëna dhe shifra statistikore dhe kthehen në bunker kur atyre u kërkohen informacion mbi para, kontrata, ose të dhëna mbi lobime,” tha Xhemollari.
“Reformë me porosi”
Mungesa e transparencës nuk përfshin vetëm kontratën me kompaninë konsulente “Delivery Associates”, por edhe produktin e prodhuar prej tyre në lidhje me reformimin organizativ të pushtetit vendor.
Por përfaqësuesit e shoqërisë civile e konsiderojnë këtë një “reformë me porosi”, që nuk merr parasysh nevojat dhe qëndrimin e komuniteteve dhe nuk jep asnjë garanci për rezultate.
“Mendoj që Rama ka porositur një reformë, e cila shkon në interes të zhveshjes së pushtetit vendor nga kompetencat, nismë të cilën e ka ndërmarrë edhe vetë kryeministri me reformën e ujit, me menaxhimin e mbetjeve, apo prishjet e objekteve pa leje në territoret e bashkive, si edhe dhëniet e lejeve të ndërtimit me kapacitet të caktuar,” i tha BIRN Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”.
Sipas tij, reformat e suksesshme nuk bëhen me porosi, por me konsultim me banorët, njësitë vendore, kryepleqtë dhe strukturat, të cilat sot vuajnë pasojat e një reforme, e cila krijoi, sipas Xhemollarit, “distancë të madhe mes bashkisë dhe qytetarëve, distancë në transparencë, distancë edhe në llogaridhënie”.
Të njëjtin qëndrim ndan dhe Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, sipas të cilit kjo që po ndodh nuk është një reformë sipas kritereve. Duhet të bëhet një reformë e vërtetë në pushtetin lokal.
“Asistenca teknike për ristrukturimin e brendshëm të bashkive, qoftë nga Instituti 'Tony Blair' apo çdo subjekt tjetër, nuk përbën reformë territoriale,” i tha ai BIRN duke shtuar se “një reformë e vërtetë kërkon plan veprimi të qartë, indikatorë matës në sistemin territorial, administrativ, financiar dhe zgjedhor, si dhe përmirësim të dukshëm të shërbimeve për qytetarët”.
Haxhimali këmbëngul se “vetëm përfshirja aktive e komunitetit dhe këshillave bashkiakë në çdo fazë mund t’u japë vlerë dhe legjitimitet ndryshimeve të propozuara”./reporter
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar masën “Arrest në shtëpi” p...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në “A Krasta Show ka zbëthyer ...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Krasta Show" d...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin A Krasta Show ka ...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Krasta Show” a...
Sot “A Krasta Show” nis sezonin e ri televiziv dhe në këtë...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një foto të anijes ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të presë nga data 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
“Turkish Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha të flutu...
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë Soni Pe...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, me anë të një postimi, ka nj...
Ky gusht ishte gushti i tretë më i ngrohtë në botë i regji...
Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Fatjona Medini ka komentuar në emisionin Opinion...
Aktori i humorit dhe njëkohësisht moderatori Xhevahir Zene...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...