SPAK i caktoi "Arrest shtëpie"/ Reagon Besart Logu: Nuk kam kryer asnjë vepër penale
Avokati Besart Logu, me anë të një postimi në rrjetet soci...

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka qenë e pranishme në konferencën e OSBE-së “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme: Prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”.
Gjatë fjalë së saj, VanHorn u ndal edhe te partneriteti me SPAK-un, për të cilin tha se është i ndërtuar mbi besim dhe angazhim. VanHorn tha se përmes partneritetit mes SPAK-ut dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme shënjestron kriminelët në Shqipëri dhe Amerikën e Jugut.
Më tej ajo u shpreh se SPAK trajton një tjetër aspekt, financat e paligjshme dhe pastrimin e parave.
Gjithashtu gjatë fjalës së mbajtur ajo u ndal edhe te zgjedhja e kreut të SPAK-ut dhe kreut të BKH-së për të cilët tha se SHBaA e pret me integritet zgjedhjen e tyre.
“Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit efektiv. Përmes këtij partneriteti, SPAK shënjestron kriminelët këtu dhe në Amerikën e Jugut. Një hetim i muajit korrik çoi në kallëzimin penal të 16 të dyshuarve dhe sekuestrimin e gjashtë tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Muajin e kaluar, SPAK-u shkatërroi grupe që trafikonin mbi 32 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.
Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen reale ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë. Ato na ndihmojnë të luftojmë edhe kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.
Kryeprokurori i Posaçëm, Dumani, ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.
SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u u nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.
Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.
Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së", tha VanHorn./CNA
Avokati Besart Logu, me anë të një postimi në rrjetet soci...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci” është sh...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar...
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 25 shtator për zhvillim...
Prokuroria e Beratit ka ndarë detaje nga hetimet e zhvillu...
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e ...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar masën “Arrest në shtëpi” p...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në “A Krasta Show ka zbëthyer ...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Krasta Show" d...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin A Krasta Show ka ...
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Krasta Show” a...
Sot “A Krasta Show” nis sezonin e ri televiziv dhe në këtë...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një foto të anijes ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të presë nga data 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
“Turkish Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha të flutu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...