
Avokatët e Veliajt kanë dalë në një konferencë shtypi duke përsëritur të njëjtën retorikë të dhënë nga Erion Veliaj, që Ols Dado është në konflikt interesi. Në fakt kjo është një gënjeshtër dhe është e dhimbshme kur e thonë dhe avokatë si Maks Haxhia, megjithëse varianti “dy paketa Visi” është tashmë i ezauruar. Jemi përballë faktit që nuk ka një konflikt interesi, për këtë ka dhe një vendim të Gjykatës së Lartë.
Sepse konflikti i interesit është kur ti je në marrëdhënie. Cila është marrëdhënia që ka Erion Veliaj? Cilat janë provat që ka nxjerë Erion Veliaj në lidhje me konfliktin e interesit ndaj prokurorit Ols Dado? Dhe e dyta nuk është vetëm një prokuror, pra nuk është vetëm Ols Dado, është dhe Altin Dumani. Pra avokatët po përpiqen bashkë me Veliajn të ngrejnë tymnajë se ka konflikt interesi, por ka disa detaje, shtrohen dhe disa pyetje.
Së pari, Ols Dado lejen e ka marrë në 2021, ndërkohë më pas në vitin 2023 ka dhënë dy vendime për Erion Veliajn. Pse atëherë nuk ka pretenduar Erioni për konflikt interesi? Së dyti, konflikti interesit duhet të jesh në marrëdhënie direkte. Pra konflikt interesi do të ishte nëse tani, në këto momente do të kishte një procedurë të kërkuar nga Ols Dado ndaj Erion Veliajt ose ndaj Bashkisë së Tiranës, apo Altin Dumani. Së treti, pse merren vetëm me Ols Dadon dhe nuk përmendin Altin Dumanin? Cila është arsyeja? Së katërti, konflikti i interesit që pretendohet, le të nxjerrin një dokument, një mesazh, një fakt, një provë. Sepse Ols Dado ia ka thënë në seancë të pandehurit Erion Veliaj, që unë kam mesazhin tim që ty të kam falenderuar. Së pesti, në fillim u tha konflikt interesi se është dhënë leja. E lanë atë mënjanë. Tani kanë dalë te varianti konflikt interesi se ka kërkuar kate shtesë. Po cilat kate shtesë? Të nxjerri një fakt dhe një provë Erion Veliaj. Një dokument a një mesazh, një shkresë përkatëse, një aplikim.
Se me fjalë mund të thuash shumë, çështja është që Erion Veliaj është i pandehur se ka prova, ka fakte. Kurse ato që thotë Erion Veliaj janë thjesht dhe vetëm zhurmë, propagandë dhe asgjë më shumë e asgjë më pak se sa shantazh i hapur ndaj drejtësisë dhe presion ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi që ta nxjerrë Erion Veliajn nga burgu. Kaq, asgjë më shumë se kaq.
Më poshtë po sjellim disa nga gjërat e thëna nga avokati famoz Ermir Beta i Arben Rakipit apo dhe Maks Haxhia i “Viso dy paketa”, që lexuesit t’i kuptojnë më mirë broçkullat e pabesueshme të disa juristëve, që ndoshta iu vjen dhe turp që dalin në të tilla konferenca shtypi, ku nuk lejohen kamerat dhe nuk lejohen gazetarët të jenë prezentë tamam siç duan ata, por materialet të shpërndahen nga zyra e propagandës së Bashkisë Tiranë.
“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e Interesit. Kjo kërkesë ka qenë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm. Akoma s’kemi marrë një përgjigje. Vetëm për Veliajn mund të flas. Do ndjekim të gjithë hapat. Volumi është me 66 fashikuj ku një fashikull ka afro 400 faqe. Veliaj ka qenë bashkëpunues gjithmonë. Nuk ka intimiduar asnjë dëshmitar. Më datë 10 shkurt i është njoftuar masa dhe sapo iu dha mundësia bëri kërkesën për zëvendësimin e Ols Dados”, tha Ermir Beta.
"Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Ols Dado. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar. Të komunikosh në whatsap ditë të shtune pushimi është e papranueshme. Ne sot për sot nuk kemi asnjë dijeni për ndonjë akuzë të re për Erion Veliajn. Vetë Veliaj ka thënë se ka kërkuar leje dhe nga leja ka kërkuar shtesë kati dhe aty lindi debati për Ols Dadon", u shpreh Maks Haxhia./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave p...
Luli Basha, humbësi serial, i cili është regjistruar në kë...
Ambientalisti Sazan Guri u është përgjigjur kritikëve sa i...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, dekl...
Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut të arrestuar për k...
Që prej arrestimit në datën 10 shkurt, kryebashkiaku i arr...
Sot, në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Beri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim publik du...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është hedhur në sul...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e ceremonisë së nda...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim...
Kryebashkiaku i arrestuar për dy akuza të rënda, korrupsio...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka paralajmëruar se opozita nu...
Kryeministri Edi Rama so të zhvillojë sot dhe nesër mbledh...
Sekretari i PD-së, Flamur Noka, në delir deklaron se n...
PD ka zgjedhur të hyjë si koalicion në zgjedhjet e 11 maji...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka folur mbi mbro...
Gazetarja e Kulturës, Elsa Demo, ka folur mbi detajet që d...
Analisti Andi Bushati dhe sekretari i PD-së, Flamur Noka, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...