web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi/ Rama, me të njëjtat batuta: Nuk ka plan B përveç martesës

7 Mars 2025, 11:29, Politikë CNA

Integrimi/ Rama, me të njëjtat batuta: Nuk ka plan B

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”.

Gjatë diskutimit, Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke përdorur të njëjtat batuta, se nuk ka plan B përveç martesës.

"Përvoja më thotë se nuk ka plan B përveç martesës, e kam provuar dhe sërish më duhej të martohesha.

Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen në kosto nga brezi i ardhshëm. Ajo që shohim sot nuk është e krahasuar me atë çfarë vjen.

Nuk është fjala për të hyrë në një garë se kush është më i fortë ushtarakisht. Ne nuk po kërkojmë një ushtri të madhe barbarësh, por duam diçka krejt ndryshe. Na duhet të jemi shumë të guximshëm dhe të përpiqemi ta shohim gjithçka në tërësi”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga