web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ajola Xoxa e gjeti gati folenë”/ Gazetarja: Artistët, të dëshiruar për t'u korruptuar

7 Mars 2025, 08:24, Politikë CNA

“Ajola Xoxa e gjeti gati folenë”/ Gazetarja: Artistët,

Gazetarja e Kulturës, Elsa Demo, ka folur mbi detajet që dalin nga vendimi i gjykatës mbi hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Gazetarja ka treguar detaje nga dosja se si artistët bliheshin nga kryebashkiaku duke i paguar me projekte të shtrenjta me taksat e shqiptarëve.

E ftuar në "MCN TV", Demo tha se projektet fitoheshin pa garë dhe aspak mbi bazë të meritave.

Gazetarja thekson dhe dëshirën e vetë artistëve për t'u korruptuar.

"Ishte shumë e rëndësishme, që duke marrë pak shembuj, që nga vlera financiare nuk ishin bombastikë si rasti i Driant Zenelit, ishte e rëndësishme për të provuar anën tjetër, që nuk ka përfituar shuma financiare, por një karrierë.

Driant Zeneli është drejtori ekzekutiv i Qendrës 'Harabel', qendra mëmë nga dolën qendrat e tjera. Rasti i tij ishte i rëndësishëm për të thënë deri në ç’pikë kemi arritur. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Vencias pa garë. Ajola Xoxa e gjeti gati folenë e korrupsionit tek ky person. Nuk i ka korruptuar Ajola të gjithë, kanë qenë të dëshiruar për tu korruptuar.

Rasti i Driant Zenelit është i rëndësishëm për të kuptuar që të bësh karrierë në një vend të varfër si Shqipëria, që nuk është mbi bazën e meritave… Rasti i dytë është Ergys Krisiko, që lëshon fatura si person fizik. Ai është artist, pedagog. Rasti i tij është flagrant, Veliaj i ka dhënë për një vepër arti 63 milionë lekë të vjetra", ka deklaruar Demo.

Ndër të tjera, gazetarja Elsa Demno tregon se Veliaj ka paguar artistët për koncerte, aktivitete sportive apo kulturore.

"Duhet të kujtoj raportin që ka nxjerrë SPAK në 2021 mos gaboj, që për periudhën 2016-2020, kishte dhënë 12 miliardë lekë të vjetra, që përfshin pagesat në sektorin e kulturës dhe të sportit. Midis tyre ke një mori artistësh, po i quajmë për konvencion artistë. Ne po i quajmë të tillë, sepse nuk janë në fakt të tillë. Te kjo listë dalin zbuluar shumë persona të spektrit të koncerteve, aktiviteteve masive, jo të kulturës cilësore. Kësaj i ka mëshuar Veliaj.

Aq shumë i ka mëshuar, sa edhe në rastet kur ka financuar për art cilësor, vetë Basha ka rënë në një banalitetit të të bërit art, të realizosh pesë shfaqje në vit, është e pamundur...", u shpreh gazetarja./ CNA





Lajmet e fundit nga