Protesta e PD për mbylljen e “TikTok”/ Muçollari: Do të ketë reagim popullor
Anëtari i kryesisë së PD, Grigers Muçollari i ftuar në emi...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetet sociale ka treguar 5 prioritetet kryesore të partisë së tij. Meta shkruan se prioriteti kryesor i PL është që Shqipëri të jetë fuqi eksportuese.
Kreu i PL shkruan se 4 prioritetet e tjera që mbështetet objektivi kryesor janë: ndalimi i shpopullimit, arsimi e fuqizimi i kapitalit njerëzor, dyfishim i pagave dhe pensioneve si dhe fuqizimi i bujqësisë.
Meta thotë se eksportet vazhdojnë rënien sepse modeli ekonomik i Ramës bazohet te pastrimi i parave përmes kullave.
Statusi i plotë i Metës
????????????????????????????????????? ???????????????? ???????????????????????????????????????????? ?????????????????????? ????????????????????????????????????? ?????????????????????????????????????????????!
Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij.
Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.
Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme.
Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj.
Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus.
Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:
1. Ndalimi i shpopullimit.
2. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve.
3. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor.
4. Fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit.
Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, aq sa edhe 30 vite më parë.
Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë.
Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve.
Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm.
Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBE.
Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike.
Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.
Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj.
Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm.
Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet.
Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021.
Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare.
Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje.
Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura.
Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë.
Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aq më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.
Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet.
Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.
Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve./ CNA
Anëtari i kryesisë së PD, Grigers Muçollari i ftuar në emi...
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ...
Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e Partisë ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur shkarkimi ...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur emë...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Të mërkurën e 5 marsit senati italian miratoi me 129 vota ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folu...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, i ë...
Që Erion Veliajt i kanë vjedhur “Facebook”-un apo e ka...
Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina T...
Kaubojsi i Rilindjes, Eduart Ndocaj, ka bashkuar forcat me...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në platformën “X” për...
Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa, ka reagua...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua ...
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e Akademisë së Shke...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije se ...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Dena...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë qy...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vendim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...