
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është hedhur në sulm ndaj prokurorit Ols Dado duke përdorur rrjetet sociale dhe mediat e tij, por rezulton që prokurori i shumakuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, të ketë dhënë disa vendime rresht pro kryebashkiakut Erion Veliaj.
Konkretisht, bëhet fjalë për një vendim në lidhje me procedimin penal 39/10 të vitit 2016, çështje penale e filluar me 05.08.2016, kjo në lidhje me organizimin, pjesëmarrjen, grumbullimin dhe manifestime të paligjshme, kanosje e gjyqtarit dhe fyerje e gjyqtarit.
Pikërisht ato vepra që sot po përsërit Erion Veliaj ndaj Erjon Banit dhe Ols Dados. Prokurori Ols Dado e pushon çështjen numër 39/10 2016 duke e nxjerrë të pafajshëm Erion Veliajn.
Ky vendim është para vitit 2021 kur pretendohet leja e ndërtimit dhënë në pronën e nënës së prokurorit Ols Dado.
Më pas, prokurori Ols Dado ka pasur gjithashtu në dorë kallëzimin e PD-së, nr.21 datë 17.05.2023 ku kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë akuzuar për krime zgjedhore që lidhen me nenin 328 të Kodit Penal.
Por sërish prokurori Ols Dado këtë kallëzim me datën 18 maj ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, kjo për faktin se nuk janë gjetur prova ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe është kaluar te Prokuroria e Tiranës për të ndjekur personat e tjerë që pretendoheshin në kallëzimin e PD-së.
Gjithashtu, në një kallëzim tjetër me nr.108 në 11.05.2023 sërish kallëzim nga PD, në lidhje me veprimtari të paligjshme të kryebashkiakut Erion Veliaj disa drejtorëve dhe pas verifikimeve të kryera nga prokurori Ols Dado sërish materiali është çuar në Prokurorinë e Tiranës në datën 31 maj të vitit 2023, për shkak se nuk janë gjetur veprimtari konkrete të kundërligjshme të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Pra, janë tri raste: një rast me pushim dhe dy raste të tjera të majit 2023 që lidhen me zgjedhjet të cilat janë trajtuar nga prokurori Ols Dado.
Rastin e parë gjatë kohës që ka qenë prokuror në Prokurorinë e Tiranës duke e pushuar çështjen dhe në dy rastet e tjera duke i kryer verifikimet, duke e përcjellë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës për shkak se nuk janë gjetur fakte dhe prova për të akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
Pra, tregon që në dy raste si prokuror i SPAK-ut, Ols Dado ka dhënë vendime të qarta dhe të pastra pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Të gjitha tezat e Veliajt se prokurori ka ngarkesa dhe gjithçka e ka bërë me qëllim, ai ka pasur përpara hetimit pasuror të kryebashkiakut të Tiranës edhe tri raste të tjera për t’u “hakmarrë”, por gjithmonë ka vendosur pro Veliajt./ Ora News
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e ceremonisë së nda...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim...
Kryebashkiaku i arrestuar për dy akuza të rënda, korrupsio...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka paralajmëruar se opozita nu...
Kryeministri Edi Rama so të zhvillojë sot dhe nesër mbledh...
Sekretari i PD-së, Flamur Noka, në delir deklaron se n...
PD ka zgjedhur të hyjë si koalicion në zgjedhjet e 11 maji...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka folur mbi mbro...
Gazetarja e Kulturës, Elsa Demo, ka folur mbi detajet që d...
Analisti Andi Bushati dhe sekretari i PD-së, Flamur Noka, ...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, ka deklaruar n...
Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlin Qori i ftuar në emi...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Për Koordinatorin e partisë “Mundësia”, Erald Kapri politi...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, J...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, J...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një...
Ish-zëdhënësja e Sali Berishës dhe moderatorja, Erla Mëhil...
Në takimin me strukturat në Durrës, kreu i PD, Berisha ësh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...