Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë e Tiranës përtej kalamallëqeve të Adriatik Lapajt apo pafytyrësisë politike të Endri Shabanit, qasjes së Agron Shehajt, opozita ka dalë me një tufë emrash.
Emra me peshë qytetare, me vlerë që përtej sulmeve se janë apo jo sorosianë dhe kanë bërë apo s’kanë bërë opozitë me obus duke gjuajtur qeverinë, kanë vlerat e tyre dhe na tregojnë se opozita ka shpresë, ka emra dhe mund të jetë edhe më e madhe dhe më e fortë.
Së pari, Ermal Hasimja, një nga njerëzit që iu bashkua KOP-it të Berishës, ishte drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në vitin 2005.

Kuptohet doktori në hapat e parë ishte ndryshe, më pas Berisha u kthye në atë të vërtetin. Siç ndodhi historia me foltoren politikan race.
Hasimja nuk është njeri pa peshë publike tashmë, vazhdon aktivitetin e tij privat në një institucion arsimor, ka një artikulim dhe qasje të fortë politike dhe njihet më shumë sesa një i djathtë stoik si njeri më afër liberales, por me një kontribut në PD para shumë vitesh.
E dyta, është Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit Gert Bogdani, i cili në fakt ishte themeluesi i Partisë Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt së bashku me Florian Binajn.

Që në hapat e parë të kësaj lëvizjeje u larguan ndoshta nga egoizmi, individualizmi dhe dyfytyrësia e Adriatik Lapajt, të cilin e pamë pas fitores së një mandati në kryeqytet kur për javë të tëra u tall me shqiptarët se kishte vënë në listë kushërinjtë, të cilët do të tërhiqeshin.
Më pas plasi sherri mes Nismës Thurje të Endri Shabanit. Nuk është se ka një përjashtim të madh. Edlira Çepani, një zonjë që mund të jetë një vlerë e shtuar për opozitën.
Emri i tretë është Florian Açka, i cili është nga njerëzit që ka drejtuar departamentin e diasporës në PD, një emër i mirë me një kontribut të caktuar në PD.

Më tej Adriana Kalaja ka zgjedhur të luftojë me qeverinë, aktiviste e pandalur, edhe ajo ka peshën e saj. Ndoshta është shumë më e ashpër sesa tjerët më lart. Ndoshta nuk është aq akademike sa të tjerët, por është energjike dhe e palodhur dhe është atje në betejë.

PD ka njerëz, por ata i kanë dëbuar, i kanë lënë larg. I kanë lënë në periferi, nuk i sheh në PD se i mbajnë larg e më larg. Jo se i mban Berisha, i mban rrethi i atyre që kanë mandatet, i mban rrethi i atyre që janë në lista të mbyllura, i mban rrethi i atyre që kanë zënë sekretariatet, degën, sepse nuk e kuptojnë.
Dikush mund të thotë se pa një hapje të mirëfilltë të opozitës nuk mund të vijë në pushtet, por ata e kuptojnë. Nuk e duan këtë hapje të mirëfilltë të opozitës dhe ardhjen në pushtet, por duan të mbajnë karrigen e tyre dhe pozicionin që kanë në opozitë.
Le të rrijë PD 50 vjet në opozitë, mjafton që ata të rrinë aty, të kenë karrigen e tyre dhe të bëjnë pazarin e radhës, të marrin një mandat. Një mandat deputeti është gati 200 mijë euro të ardhura drejt e drejt nga rroga, nuk po flasim për gjë tjetër dhe opozita që lëngon.
Dikush mund të thotë se është katandisur ku thërret qameti, por dalja e emrave që ne përmendëm si Hasimja, Florian Açka apo djem dhe vajza të tjera që në kampin opozitar janë pafund, tregojnë që opozita ka një shpresë, ka emra, ka çfarë t’u paraqesë shqiptarëve, por fatkeqësisht i ka shtyrë në një cep dhe nuk u jep peshën që duhet.
Ndoshta intelektualët nuk duan të jenë në rresht si militantët dhe nuk mund të jenë të tillë. Ata përfaqësojnë një vlerë tjetër, janë një vlerë e shtuar për opozitën, por ata duhet të jenë pjesë e saj, e hapjes së PD-së, e një opozite të vërtetë që paraqet platforma, që ka emra intelektualë, ka kapacitete që krijojnë besim tek opinioni publik se mund të qeverisë nesër dhe mund të sjellin ndryshim për vendin.
Me rrathë të mbyllur, të cilët mbështillen me zinxhirë dhe u vendosen çelësa, opozita do të jetë keq e më keq në ditët e saj, ndërsa e hapur ka më shumë shpresë për të ardhmen.
Te rrathët e mbyllur mund të hyjnë edhe emra si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti etj., që nuk lënë karrigen e deputetit për të shkuar në garë për Bashkinë po nuk e panë të sigurt ofiqin, pra karrigen e kryetarit, kurse të tjerë, edhe pse në distancë dhe pse mund të mos jetë garë e tyre, shkojnë pranojnë, vlerësojnë rivalët dhe sfidojnë kundërshtarin në një përballje totalisht të pabarabartë.
Kjo është të tregosh vlera dhe diçka mund të bëjë opozita dhe të kesh antivlera siç është rasti i Joridës apo Alimehmetit që opozitarizmin e shikojnë nga kolltuku i deputetit apo kryetarit që i falet detyra dhe asgjë më shumë se kaq.
Disa kanë zgjedhur të garojnë dhe të tregojnë vlerat, disa kanë zgjedhur të fshihen pas gishtit me antivlerat e tyre./ CNA
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...