
Partia Demokratike po vazhdon negociatat e saj me aleatët, me partitë e vogla, ato që dolën si front opozitar në zgjedhjet e majit të vitit 2025.
Në fakt, shumë prej tyre dolën më vete, por tashmë nevoja për të pasur një kandidat të përbashkët për Tiranën është e të gjitha palëve.
PD nga ana e saj për shkak të faktit se kërkon që të ketë një rezultat pozitiv dhe jo aq goditës sa ai i zgjedhjeve parlamentare dhe aleatët që kuptohet duan të fshihen pas gishtit dhe emrit të PD-së.
Gjithsesi, zgjedhjet në kryeqytet qartazi favorizojnë mazhorancën, por opozita po bën më të mirën për të gjetur disa emra që të bashkojnë të gjitha partitë e vogla apo rrënjët e tjera politike për të maksimalizuar votat.
Disa nga emrat që përfliten janë Edlira Çepani, një nga themelueset e partisë Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt dhe bashkëshortja e të ndjerit Gert Bogdani, i cili ka qenë dhe drejtuesi i FRPD në PD dhe Sekretar për Marrëdhëniet me jashtë.

Emri i dytë dhe surprizë duket të jetë Adi Krasta, moderator i njohur, gazetari me eksperiencë që drejton "A Show" në "Syri TV". Nuk dihet nëse Krasta do të përfshihet në politikë, kjo duket shumë e vështirë, gjithsesi është një nga emrat në tryezën e diskutimeve.

Një tjetër emër nga bota e medias dhe artit është Florian Binaj, aktori dhe moderatori i "Piranjave". Është një emër që po negociohet për të garuar për kryeqytetin.

Një emër tjetër është Adriatik Lapaj, i cili ka thënë se nuk do të jetë. Lapaj hyn te këta trimat si puna e Jorida Tabakut apo Ilir Alimehmetit që kur gara të vërteta u shmangen atyre, dalin si kandidatë në momentet më të mira, se kur ka vështirësi fshihen prapa gishtit.

Një emër tjetër që opozita ka në tryezë është biznesmeni Et'hem Aga, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e vitit 2025.

Adriana Kalaja është një emër që është vetofruar për kryeqytetin duke parë emrat që kanë dalë apo janë propozuar për të garuar.

Florian Haçkaj është një nga emrat që CNA ka mundur të sigurojë nga burimet zyrtare pranë aleatëve dhe negociatave që po kryhen nga PD-ja.

Një tjetër emër është ai i Gjergj Bojaxhiut, ish-zëvendësministri i Energjetikës gjatë kohës së qeverisjes së Berishës.

Një emër i nëntë që CNA ka mundur të zbulojë është ai i Agron Shehajt. CNA ka mësuar se atij i është ofruar që të kandidojë vetë dhe të marrë gjithë mbështetjen e opozitës për kryeqytetin. Nuk dihet nëse Shehaj do të hyjë në lojë.

Ai qartazi tani duket të jetë më shumë sesa një opozitar i vërtetë në përballjet elektorale, një skemë dhe një lojë e interesave të pushtetit të Edi Ramës.

Emri i dhjetë është ai i Klevis Balliut, i cili është vetëpropozuar. Me kurajë ka dalë përballë dhe ka thënë që jam unë ai që garoj me Ogerta Manastirliun.

Kandidati i njëmbëdhjetë është Ermal Hasimja, një politolog, një nga njerëzit që është në aktivitetin e tij privat arsimor.
Këta janë 11 emrat që CNA ka mundur të sigurojë, ka edhe emra të tjerë, kuptohet, në të tilla raste ata që dalin si emra fillestarë më pas bien, ngrihen, duket se negociatat janë jo pa vështirësi për shkak të traumës që pësoi opozita në zgjedhjet parlamentare.
Fakti që Partia Socialiste duket të jetë shumë e mirorganizuar, që në kryeqytet ka filluar fushatën, kandidatura e Ogerta Manastirliut apo edhe drejtuesja e fushatës Belinda Balluku e bën jo pak të frikshme për partitë opozitare garën në kryeqytet, por gjithsesi po bëhen të gjitha përpjekjet për të pasur një garë sa më dinjitoze, me një votë sa më të maksimalizuar për të çuar më pas drejt elektoratit një kandidat që do të tregojë frymën e vërtetë opozitare dhe do të shpalosë një shpresë, të paktën një dritë shprese për opozitën në kryeqytet./ CNA
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim dhe një ana...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se është ar...
Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të Partisë ...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e firmosj...
Opozita vijon konsultimet dhe takimet me partitë e tjera p...
Sot, në Kopenhagen, do të zhvillohet një takim joformal me...
Sot do të konstituohen 3 komisione parlamentare që së bash...
Gazetari Poli Hoxha në një dalje televizive ka folur për s...
Avokati Spartak Ngjela komentoi sot lidhur me garën për dr...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një...
Ish-deputeti Lefter Maliqi tha sot se për opozitën, gara p...
Demokratja Adriana Kalaja ndau sot qëndrimin e saj lidhur ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë i pranishëm në...
Ish-deputeti Dashnor Sula tha sot se mënyra e vetme që Par...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Shefja e kabinetit të Kryeministrisë, Valentina Bizhga ka ...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar këtë të martë zhvi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një dalje...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...